E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Në shoqërinë shqiptare duhet të kthehet vullnetarizimi

Share

Kryeministri Berisha, gjatë një conference për shoqërinë civile, ka thënë se në shoqërinë shqiptare duhet të rikthehet vullnetarizmi, një vlerë kjo që theksohej shumë në kohën e komunizmit.

Roli i shoqërisë civile është i pazëvendësueshëm. Ajo ndjek me një përkushtim të madh pulsin e pjesës më në nevojë të shoqërisë dhe problemeve më të mprehta aty ku lindin. Dua të ndalem në një çështje themelore që shoqëria shqiptare ka nevojë jetike dhe vuan për fuqizimin e saj dhe ky është vullnetarizmi. i degraduar në të shkuarën në forma absurde, ky term fisnik humbi eufoninë e tij, ndërkohë që është i pazëvendësueshëm për një shoqëri, e bën atë shumë më të njerëzishme, tha Berisha gjatë fjalës së tij.

Berisha është shprehur se shoqëria civile ka ndikuar në pakësimin e korrupsionit, edhe pse në fakt, një shoqëritë civile në Shqipëri, shpesh herë janë akuzuar pikërisht për këtë gjë. Kujtojmë këtu lëvizjen e Altin Goxhajt, që financohej për të bërë spote kundër opozitës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›