Shembje dheu në minierë, bllokohet minatori
BULQIZË- Një minator ka mbetur i bllokuar brenda minierës në Bulqizë.
Shkak është bërë shembja e dheut në këtë minierë, ndërkohë që mësohet se minatori ka mbetur i bllokuar në galerinë 66 të saj.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur një grup hetimor për të hetuar ngjarjen, ndërkohë që po punohet për nxjerrjen e minatorit, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur.
Ajo që theksohet për momentin është se ai ka qenë duke punuar në një galeri të braktisur.