Topi: Kjo situatë nuk mund të zgjasë më, të nisë dialogu
Share
Presidenti Bamir Topi ka bërë për të disatën herë thirrje për nisjen e dialogut mes forcave politike në vend. Gjatë një vizite në Pogradec, presidenti është shprehur se kjo situatë nuk mund të zgjasë më kështu.
Përsëris thirrjen që dialogu politik të nisë sa më shpejt. Duhet të nisë komunikimi mes palëve politike. Klasa politike duhet të krijojë bazën e komunikimit, ka theksuar Topi gjatë fjalës së tij.
Megjithatë, presidenti është shprehur optimist për nisjen e dialogut, duke thënë se ka shenja pozitive për komunikim.
Jemi pranë një momenti komunikimi. Kam shpresa se do të shohim dialog së afërmi pasi kjo situatë nuk mund të zgjasë më, tha presidenti pasi mori pjesë në 20-vjetorin e krijimit të kompleksit shkollor Nehemia.