E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Ne si dhjetë më të mirët e BE-së

Perkundrejt akuzave te opozites per keqmenaxhim te situates ekonomike ne vend, kryeministri Berisha paraqiti ne mbledhjen e qeverise nje raport te Drejtorise se Pergjishthme te Ceshtjeve Ekonomike te BE-se per rajonin tone. Duke cituar kete dokument shefi qeverise, vleresoi se Shqiperia ka qene e afte qe edhe ne kohe krize te jete terheqeses per investimet e medha duke zene vendin e pare ne rajon ne kete drejtim.

Leku shqiptar shtoi me tej Berisha rezulton si nje monedhe e forte dhe e qendrueshme ne raportin e Drejtorise Ekonomike te Brukselit.

“Leku, - citohet leku në Komisionin Europian, natyrisht jo ato që u shpërndanë këtu para kryeministrisë, por ato që janë për qytetarët - mbeti relativisht stabël. Të ardhurat buxhetore u rritën në mënyrë të ndjeshme në Shqipëri dhe Malin e Zi, por Shqipëria qëndron gjithmonë në krye. Pati një vlerë të kursimit të brendshëm një lloj si vendet e zhvilluara. Ky Raport i jep përgjigjen më të shkëlqyer atyre që ndjellin nga mëngjesi gjer në darkë krizë dhe zi” tha Berisha.

Keto deklarata kryeministri Berisha i beri gjate mbledhjes se qeverise ku njoftoi edhe miratimin e ligjit per policine gjyqesore i cili, tha se eshte bere me propozimet e te gjitha grupeve te interesit perfshire ketu prokurorine e pergjithshme dhe ministrine e Drejtesise.

Bledian Koka

Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 16 qershor 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›