E Diel, 1 Nëntor 2026

Projektligji i ri për mjedisin

Shqiperia do te kete shume shpejt nje ligj te ri per mbrojtjen e mjedisit. Tashme drafti po diskutohet nga aktoret e interesit. Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu, gjate nje tryeze te rrumbullaket, me specialiste te mjedisit, autoritete te pushtetit vendor, ne prani dhe te ambasadorit te vendeve te uleta, u shpreh se per ligjin e ri duhet gjetur dhe mekanizmat e implementimit te tij, pasi sa me teper te vonohet zbatimi, kostoja eshte me madhe.

"Jo shume ne shoqerine shqiptare dhe vendimmarrjen shqiptare kane te qarte qe ne do te paguajme nje kosto te konsiderueshme per te arritur nje standard mjedisor te pranueshem sipas standardeve te Bashkimit Europian. Gjykimi im si minister i Mjedisit, besoj dhe i gjithe qeverise eshte qe sa me shpejt ne te fillojme te implementojme politika sipas standardeve europiane, aq me e vogel do te jete kjo kosto", tha Fatmir Mediu, minister i Mjedisit.

Nje hallke e rendesishme, per zbatimin e ligjit, do te jete agjensia Kombetare e Mjedisit, e cila do te kete me shume kompetenca edhe ne licensimin e subjekteve.

"Nuk mund te ngelet nje agjenci mjedisi e nivelit te trete kur te gjithe ne e konsiderojme ceshtjen mjedisore si nje ceshtje prioritare dhe kjo agjenci mjedisi do te kete te drejten per te gjykuar dhe vleresuar si ne proceset e vleresimit te ndikimit ne mjedis, por po ashtu dhe ceshtje qe kane te bejne me licencimin per ceshtje mjedisore", tha Mediu. Drafti i ri sipas ministrit Mediu i pergatitur nga specialiste te mjedisit, eshte i hartuar sipas parametrave qe kane dhe ligjet e mjedisit ne vendet e Bashkimit Europian.

Edlira Sulejmani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›