Atentati në Sauk, burg pa afat autorit të krimit
Plani i ekzekutimit te Xhevdet Xhabrahimit e kam thurur vete dhe te gjitha shpenzimet i kam perballuar me te ardhurta e mia. Kjo ishte deklarata e dhene ne gjykaten e Tiranës nga Luan Dervishi, autori i masakres me eksploziv ne Sauk te Tiranës.
Gjyqtarja e masës së sigurimit e pyeti se ‘ku i ke marrë të hollat që ke bërë gjithë këto shpënzime’. Ky ka një servis që e ka bashkë me të atin dhe u përgjigj që me kursimet e mia kam bërë gjithë këto shpenzime” rrëfen avokatja e të pandehurit, Vjollca Pustina. Ajo thotë gjithashtu se përsa i përket lëndës eksplozive i akuzuari “pretendon që e ka pasur që në kohën e ’97 dhe e ka patur të ruajtur në një pus dhe se montimin e ka bërë vetë”, ndërsa shton se familjarët e tij nuk kanë pasur dijeni për ngjarjen.
Gjykata e Tiranës pranoi kerkesen e organit te akuzes, per vrasje te dyfishte dhe per akuzen e mbajtjes pa leje lendes eksplozive dhe vendosi masen e sigurise arrest me burg pa afat. Te dielen, Luan Dervishi, montoi vete rreth 600 gram tritol brenda nje televizori dhe ia serviri si dhurate familjes Xhabrahimi, shperthimi i se cilit shkaktoi vdekjen e kryefamiljarit Xhabrahimi, Luan Brahjes dhe plagosi 3 pjestare te familjes.
Autori i krimit, Luan Dervishi, pretendoi ne polici se e kreu krimin per t’u hakmarre ndaj Xhabrahimit per vrasjen e xhaxhait te tij, 13 vjet me pare.
Denada Shkodrani < I mëparshmi