Ndryshimi i Kodit zgjedhor në limite. Flasin ish kryetarët e KQZ-së
Me afrimin e finishit të sesionit parlamentar dhe kohës kur presidenti duhet të dekretojë datën e zgjedhjeve lokale, ekspertet bëjnë apel për të nisur ndryshimin e kodit. Dy ish drejtuesit e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume dhe Clirim Gjata deklarojnë se po i afrohemi limiteve për të ndërhyrë në ligjin e zgjedhjeve, në mënyrë që në vendoret e 2011-s të mos përsëriten skenaret që kanë karakterizuar proceset elektorale ne Shqipëri gjatë 20 viteve.
"Eshte e domosdoshme qe klasa politike te mos merret vetem me ceshtjen e madhe te sotme qe akoma nuk po e zgjidh dot. Fillimi i punes pas pushimeve duhet te perkoje ne te njejten kohe me fillimin e punes per reformen zgjedhore ne pergatitje te zgjedhjeve te ardhshme vendore. Ne te kunderten, situatat do te perseriten", tha Kristaq Kume, ish kryetar i KQZ.
"Gjithmone ka qene problematike arritja e kompromiseve politike dhe dalja e kodeve zgjedhore apo ndryshimeve te kodeve zgjedhore ne momentin e fundit. Kulmi ishte ne 2007, 3 jave e gjysem ne patem mundesi qe te pergatisnim zgjedhjet ne ate kohe. Prandaj, ne qofte se do te behet, te behet sa me shpejt. Por nuk eshte dicka determinante, ligji eshte, zgjedhjet mund te behen shume te mira dhe me kete ligj qe eshte, po qe ka nevoje per ndryshime ka", u shpreh Clirim Gjata, ish kryetar i KQZ.
Por një debat tjeter që pritet të mbisundojë politiken pas pak kohësh, është përbërja e Komsionit Qëndror të Zgjedhjeve, në kushtet kur partia e Skender Gjinushit, vazhdon të ketë anëtarin e saj në KQZ, ndërsa asnjë deputete në Parlament, gjë që mund të ringjallë pretendimet e PBDNJ dhe LSI.
"KQZ ne nje fare menyre eshte pasqyrim, perfaqesim te struktures politike aktuale, gje qe do te kerkoje patjeter qe ky komision te jete objekt i diskutimit te forcave politike", thote Kume.
Një variant tjeter sipas ish KQZ, është dhe shkrirja e këtij isntitucioni dhe mandatimi i një personi të vetëm jopolitik për të menaxhuar zgjedhjet, komisionerit të lartë të zgjedhjeve.
Elona Gjylmi < I mëparshmi