Berisha Ne te gjithe axhenden time ne Nju Jork promovova potencialet e Shqiperise
Kryeministri Sali Berisha ishte dje në studion e Abc news në një intervistë ekskluzive me gazetaren Sonila Meco, ku bëri një përmbledhje të vizitës së tij të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pjesëmarrjen në asamblenë e përgjithshme të Komeve të Bashkuara.
Zoti Berisha tha se “gjatë kësaj vizite ka pasur një axhendë të ngjeshur, ku gjatë takimeve ka bërë një rezyme të situatës në Shqipëri dhe ato i ka shfrytëzuar për promovimin e Shqipërisë. Berisha ka ftuar në vendin tonë investitorë të huaj, dhe përmendi se SHBA, kanë interes për investime në energji”.
Shefi i qeverisë gjatë intervistës ekskluzive në ABC news tha se “Shqipëria renditet ndër 10 qeveritë më të vogla dhe se vendi i shpëtoi recesionit që ka kapluar botën”. Kryeministri Berisha u shpreh se gjatë vizitës në SHBA ka lobuar edhe për njohjen e pavarësisë së Kosovës, ndërsa shprehu edhe njëherë qëndrimin se Tirana zyrtarë është pro shtetit të Palestinës, por këshilloi që të ndiqen rekomandimet e ndërkombëtarëve që kanë përgatitur një plan për shtetin palestinez.
Duke u përqëndruar tek zhvillimet politike në Shqipëri, Berisha tha se në 12 tetor prêt raportin e Komisionit Europian, opinionin e të cilit tha se nuk e di, por akuzoi opozitën se ka bllokuar votimin e ligjeve me 3/5-tat e votave në Parlament. Gjithashtu kryeministri tha se opozita bëri një fushatë kundër heqjes së vizave shengen, gjatë lobimit në Bruksel. Gjithsesi Berisha i bëri thirrje opozitës që të lërë mënjanë interesat politike dhe të ulet së bashku me mazhorancën për reformën zgjedhore. Shefi i qeverisë, Sali Berisha duke folur për rregulloren e Parlamentit u shpreh se ajo është më e mira e mundshme dhe e njëjtë me atë të parlamentit europian.