Qeveria e Kosovës dënon dhunën, Eulex: Serbët provokuan
PRISHTINË- Qeveria e Kosovës ka dënuar fuqishëm "dhunën e ushtruar ndaj forcave paqëruajtëse të KFOR-it nga ana e strukturave kriminale në afërsi të vendkalimit kufitar në Jarinë". "Qeveria shpreh vendosmërinë e saj për vendosjen e plotë të rendit dhe ligjit edhe në atë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës, për zhbllokimin e rrugëve, për lirinë e lëvizjes, në përputhshmëri të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës",-thuhet në deklaraten e ekzekutivit kosovar.
Reagimet e dhunshme që kanë ndodhur ndaj ushtarëve të KFOR-it, qeveria i cilëson si reagime të njerëzve që janë kundër sundimit të rendit dhe ligjit, "që identifikohen me struktura kriminale, me kontrabandë dhe krim të organizuar".
Përmes kesaj deklarate, qeveria Thaçi ka ftuar qytetarët serbë të pjesës veriore të vendit që të mos mbështesin njerëzit e dhunshëm dhe të mos mbesin peng i strukturave kriminale.
Ndërkaq, KFOR-i dhe EULEX-i, kanë shprehur përkushtimin që të vendosin rendin dhe ligjin në gjithë territorin e Kosovës dhe në këtë kuadër të zhbllokojnë rrugët në pjesën veriore.
Zyrtarët e këtyre misioneve theksuan se dhuna është e papranueshme dhe nuk do të lejojnë askënd që të veprojë në kundërshtim me ligjet. Zyrtarët e KFOR-it dhe EULEX-it, janë paraqitur në një konferencë të përbashkët për zhvillimet e fundit në veri, ku dhe kanë bërë të ditur rrjedhën e ngjarjeve që kanë ndodhur në pikën kufitare në Jarinje.
Sipas tyre, dhuna e ne veri ka ardhur si pasojë e provokimeve nga ekstremistët serbë Ndërkohë situata në veri në orët e vona të mbrëmjes është e qetë, ku nuk është shënuar ndonjë incident.
(e.m/NEWS24/BAlkanWeb)