Bursat europiane në rritje, BQE largon frikën
Kontinenti i vjetër përshpejton rritjen e nisur në mëngjes pas hapjes së Wall Street. SHBA besojnë në shpëtimin e euros dhe shpresojnë, ashtu si europa, në një shkurtim të ri të interesave. Ndoshta në takimin e ardhshëm të bankës qendrore europiane në datë 6 tetor, takimi i fundit i drejtuar nga Jean-Claude Trichet, që duhet të marrë masat e reja për garantimin e likuiditetit të nevojshëm për bankat. Ndërkohë bashkimi europian kërkon futjen e Tobin Tax, për të taksuar të gjitha transaksionet financiare.
Dow Jones fiton mbi 2% falë indikatorit të cmimit të shtëpive, në rritje, në korrik, me 0.9%. Rritet, por më pak sa ishte parashikuar, besimi i konsumatorëve.
Milano fiton në fund të ditës 4.9%. Shumë pozitiv edhe Frankfurti me 5% rritje, Parisi me 5.38% dhe Londra me 3.77%. Në Europë titujt më të mirë janë ato bankar, me stoxx që fiton 6.5%. Shkon mirë edhe për sektorin energjetik që lë prapa frikën e recesionit dhe shfrytëzon hapjen e rezervave të Libisë.
Pavarësisht dyshimeve të treguara nga Gjermania, investitorët besojnë se Europa është gati për shpëtimin e Greqisë. Nga SHBA presidenti Barack Obama dhe sekretari i thesarit Timothy Geithner, vazhdojnë të vënë nën presion liderët europian: “Duhet vepruar shpejtë” kanë përsëritur vazhdimisht duke iu referuar fuqizimit të fondit të shpëtimit ose futjes së një institucioni financiar me një levë të fortë financiare dhe fuqi zjarri deri në 2 mijë miliard euro. Por presidenti i Euro-grupit Jean Claude Juncke replikën thatë: “Nuk pranojmë leksione nga SHBA”.
Ndërkohë euro rritet në 1.354. Këtë mëngjes thesari italian vuri në qarkullim 8 miliard euro në bono thesari, me skadencë 6 mujore dhe një rendiment prej 3.071%, më i larti nga shtator 2008-a.
Interesa në rritje edhe në Spanjë që ka shitur 3.22 miliard në tituj tre dhe gjashtë mujor, me një rendiment prej 2.7% për gjashtë mujorin dhe 2.47% për tre mujorin.
(a.h/BalkanWeb)