E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Ne treguam cmund te bejme kur jemi te lire


Përpara se të kthehej në Tiranë, kryeministri Sali Berisha është pritur në Tel Aviv nga Shoqata e Miqësisë Shqipëri-Izrael, e përbërë kryesisht nga shqiptaro-hebrej, të cilët janë larguar nga Shqipëria në fillim të viteve 90-të.

Ata i dhane kryeministrit Berisha titullin anetar nderi të shoqates me motivacionin “Për kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin e miqësisë e bashkëpunimit midis shtetit të Izraelit dhe Republikës së Shqipërisë, si dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj popullit të Izraelit.”

Kryeministri Berisha u shprehu mirënjohjen për përfaqësimin që shqiptaro-hebrejte i kane bërë Shqipërisë në këto 20 vjet, duke u shndërruar në ambasadorët më të mirë të saj në këtë vend.

"Ne kemi një histori, jo intensive në shkëmbime në të shkuarën, por e kemi simbolike, të shkëlqyer. Sa herë që janë takuar kombet tona, janë takuar si miq dhe kjo është e vërteta. Të dy kombet kanë vuajtur, por në vitet e lirisë, Izraeli ka faktuar se ç’mund të bëjnë hebrenjtë e lirë. Këto 20 vite lirie, e vërteta është se shqiptarët kanë faktuar më shumë se të gjithë të tjerët se ç’mund të bëjnë ata, kur janë të lirë", tha Berisha.
 
Duke ftuar Shoqaten e Miqesise Shqiperi-Izrael, te perfaqesohet vitin e ardhshem ne festimet per 100-vjetorin e pavaresise, kryeministri Berisha ftoi shqiptaro-hebrejte të intensifikonin përpjekjet për të orientuar biznesin izraelit të investojë në Shqipëri. Vizita ne Izrael, nje nga me te rendesishmet, sic e cilesoi kryeministri Berisha, ishte edhe pjesa kryesore publike e mbledhjes se qeverise, ku ai u shpreh optimist per konkretizimin e projekteve te zhvillimit me Izraelin.

"Interesi për të investuar në Shqipëri ishte shumë i madh dhe kam kënaqësinë t'i informoj shqiptarët se jehona pozitive  e reformave të Shqipërisë ishte shumë  e madhe dhe se ishte kjo jehonë, që qëndronte pas këtij interesi të madh të investitorëve izraelitë për të investuar në vendin tonë", tha Berisha.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Piramida në Kushtetuese
Të mërkurën Gjykata Kushtetuese u zhyt në shqyrtimin në themel të cështjes së Piramidës. Duhet prishur apo jo? Një grup deputetësh ka denoncuar ligjin për procedurat e ndërtimit të kompleksit të ri parlamentar.
Haxhinasto në Kor. e Jugut: Forcim i bashkëpunimit
Numri dy i qeverisë shqiptare, njëkohësisht edhe ministër i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto ndodhet për një vizitë në Korenë e Jugut, ku vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve dhe siguroi palën koreane për vendosmërinë e qeverisë shqiptare për t’i forcuar dhe zhvilluar ato edhe më tej në të ardhmen, në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë. Topi: Bashkëpunim për të ndërtuar të ardhmen
Kreu i vendit deklaron se të gjithë, pavarësisht bindjeve, duhet të bashkojmë përpjekjet për Shqipërinë, për të ndërtuar një vend sa më dinjitoz për të ardhmen e brezave.
Koalicioni brenda së majtës antagoniste
Bledar Kurti - Pas publikimit të librit me titull “Kurban” të kryetarit të opozitës, Edi Rama, dhe pas komenteve të tij në emisionin “Top Story” në lidhje me figurën e Ilir Metës, javën e kaluar u ngrit një debat publik spekulativ mbi një koalicion të mundshëm PS–LSI për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ku na mbet demokracia?
Leart Kola - Bankat, ato që realisht e drejtojnë demokracinë liberale në Perëndim, e humbën durimin me demokracinë.

Lajmet kryesore

Harasani: Të parashikohen fonde për KESH-in në buxhet
"Të reagojmë për krizën energjitike"
Piramida në Kushtetuese
BE: Jo ndarjes së Kosovës
Sequi: Rritet numri i azilkërkuesve
Shfrytëzimi i lumenjve në Shkodër, merren masa

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›