E Shtunë, 31 Tetor 2026

Piramida ne Kushtetuese


Të mërkurën Gjykata Kushtetuese u zhyt në shqyrtimin në themel të cështjes së Piramidës. Duhet prishur apo jo? Një grup deputetësh ka denoncuar ligjin për procedurat e ndërtimit të kompleksit të ri parlamentar.

Në emër të tyre, avokati Genc Cifligu argumentoi se ligji ka dhunuar kompetencat e pushtetit vendor në fushën e planifikimit urban dhe të menaxhimit të territorit. Po ashtu, avokati tha se ligji nuk parashikon se sa do të jetë fatura financiare e kompleksit të ri parlamentar, ndërkohë që kushtetuta parashikon se ligjet duhet të kenë të detajuar kostot financiare që sjellin.

Kurse Artan Lame argumentoi se Qendra Ndërkombëtare e Kulturës është një monument kulture dhe argumenti se ky status i është hequr, nuk ka kuptim. "Sipas ligjit për trashëgiminë kulturore,- tha Artan Lame,- godinat o i kanë, o nuk i kanë vlerat. Vetem kur ka fatkeqesi natyrore, djegie apo luftë, ligji për trashëgiminë kulturore i njeh të drejtën Ministrit të Kulturës te nderhyje te statusi 'monument kulture'".

Me këto argumente, avokat Genc Cifligu dhe Artan Lame kërkuan shpalljen e ligjit për procedurat e ndërtimit të kompleksit parlamentar, si antikushtetues.

Në prapësimet e tyre, përfaqësuesit e Kuvendit dhe të Këshillit të Ministrave thanë se ligji nuk i uzurpon kompetencat e pushtetit vendor. Por më shumë se ky argument, ata theksuan se në rastin në fjalë, grupi i deputetëve nuk legjitimohen në kërkesën e tyre. Sipas përfaqësuesve të Kuvendit dhe Këshillit të Ministrave, ashtu sic është formuluar kërkesa, 'kemi të bëjmë me një konflikt kompetencash dhe në këtë rast, i vetmi organ që legjitimohet t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese është Bashkia e Tiranës'.

Përfaqësuesja e Këshillit të Ministrave shkoi më larg, kur tha se këta deputetë nuk e kanë ushtruar të drejtën e tyre në Kuvend, sepse nuk kanë marrë pjesë as në diskutimin e ligjit dhe as në votimin e tij. Kuvendi dhe Këshilli i Ministrave kërkuan rrëzimin e kërkesës. Gjykata Kushtetuese nuk ka afat në marrjen e vendimit, i cili konsiderohet shumë i rëndësishëm për vetë ndjeshmërinë që ka kjo cështje. Shoqëria civile ka kërkuar mosprishjen e ish-Piramidës, por rivitalizimin e saj. Kurse presidenti i Republikës nuk e dekretoi ligjin, i cili hyri në fuqi me heshtjen e presidentit.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Berisha: Ne treguam c’mund të bëjmë kur jemi të lirë
Përpara se të kthehej në Tiranë, kryeministri Sali Berisha është pritur në Tel Aviv nga Shoqata e Miqësisë Shqipëri-Izrael, e përbërë kryesisht nga shqiptaro-hebrej, të cilët janë larguar nga Shqipëria në fillim të viteve 90-të. Haxhinasto në Kor. e Jugut: Forcim i bashkëpunimit
Numri dy i qeverisë shqiptare, njëkohësisht edhe ministër i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto ndodhet për një vizitë në Korenë e Jugut, ku vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve dhe siguroi palën koreane për vendosmërinë e qeverisë shqiptare për t’i forcuar dhe zhvilluar ato edhe më tej në të ardhmen, në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë. Topi: Bashkëpunim për të ndërtuar të ardhmen
Kreu i vendit deklaron se të gjithë, pavarësisht bindjeve, duhet të bashkojmë përpjekjet për Shqipërinë, për të ndërtuar një vend sa më dinjitoz për të ardhmen e brezave.
Koalicioni brenda së majtës antagoniste
Bledar Kurti - Pas publikimit të librit me titull “Kurban” të kryetarit të opozitës, Edi Rama, dhe pas komenteve të tij në emisionin “Top Story” në lidhje me figurën e Ilir Metës, javën e kaluar u ngrit një debat publik spekulativ mbi një koalicion të mundshëm PS–LSI për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ku na mbet demokracia?
Leart Kola - Bankat, ato që realisht e drejtojnë demokracinë liberale në Perëndim, e humbën durimin me demokracinë.

Lajmet kryesore

Harasani: Të parashikohen fonde për KESH-in në buxhet
"Të reagojmë për krizën energjitike"
BE: Jo ndarjes së Kosovës
Sequi: Rritet numri i azilkërkuesve
Shfrytëzimi i lumenjve në Shkodër, merren masa

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›