Berisha: Në zgjedhje s'ka të humbur, fitoi Shqipëria

Kryeministri Sali Berisha deklaroi se nga velrësimet që iu bënë zgjedhjeve, fitoi Shqipëria dhe qytetarët e saj. Kryesia e BE-së përshëndeti qytetarët shqiptarë dhe zhvillimin e zgjedhjeve. Po ashtu edhe Departamenti Amerikan i Shtetit vlerësoi zgjedhjet", tha Berisha. Sipas tij,"në këto zgjedhje nuk ka të humbur. Ka fituar Shqipëria në mënyrën më të merituar dhe të shumë pritur". Kryeministri Berisha i bëri apel komisinerëve të vijojnë qetësisht numërimin e votave. Sipas kreut të qeverisë, në këto zgjedhje pati arritje, si numërimi i votave me kamera.