Vlore, nderpritet numerimi ne KZAZ nr 61 për fletet ne 6 kuti votimi
Komisionerët e PD-së pretendojnë se 6 kutitë kanë fletë të pavlefshme dhe kërkojnë të mos numërohen, ndërsa PS thotë se në kuti mund të ketë vetëm disa fletë të pavlefshme dhe kërkon numërimin e tyre pasi mund të ndikojnë në rezultat.VLORE- Procesi i numërimit të votave në KZAZ-në e bashkisë së Vlorës, është ndërprerë për shkak të mosmarrëveshjeve mes komisionerëve të subjekteve të ndryshme politike për procesverbalet shoqëruese të disa kutive të votimit.
Në qendrën e numërimit të votave në KZAZ nr. 61, në Pallatin e Sportit të qytetit, proçesi është ndërprerë rreth orës 09: 15 të ditës së sotme, kur kishin mbetur ende pa u numëruar edhe 6 kuti votimi. Këto kuti janë klasifikuar si të pavlefshme.
Komisionerët e PD-së pretendojnë se 6 kutitë kanë fletë të pavlefshme dhe kërkojnë të mos numërohen, ndërsa PS thotë se në kuti mund të ketë vetëm disa fletë të pavlefshme dhe kërkon numërimin e tyre pasi mund të ndikojnë në rezultat.
Në bashkinë e Vlorës, në zgjedhjet e përgjithshme të së dielës funksionuan 86 qendra votimi. Ndërsa në rang qarku funksionuan 345 qendra votimi, prej të cilave deri në orën 08. 51 janë shqyrtuar mbi 287 prej tyre., Nga rezultatet paraprake PS kryeson me 44.19% të votave kundrejt PD që ka 28.13 %. Forcë e tretë është PBDNJ me 5.71 % dhe PDI 4.7 %
(s.g/BalkanWeb)