PS, Islami: Berisha largo “të tutë” nga qëndrat e numërimit të votave
PS shprehu shqetesimin sot se njerez te veshur me pushtet po ndikojne ne numerimin e votave ne disa zona. Islami numeroi disa emra si njerezit e ngushte te Berishes qe po ndikojne dukshem ne numerimin e votaveTIRANE-Sekretari për Zgjedhjet në Partinë Socialiste, Kastriot Islami i bëri thirrje kryeministrit Sali Berisha të largojë disa “personazhë” ministra nga qëndrat ku numërohen votat. “Jam për t’i bërë thirrje Berishës të largojë nga Elbasani, konkretisht nga qëndra e numërimit të votave Ministrin e Jashtëm Lulzim Basha të heqë dorë nga presionet dhe teknologjitë apër të penguar procesin ne Elbasan. Në Fier veprojnë Olldashi dhe zoti Patozi. I bëj thirrje Berishës të largojë këto personazhe që po cënojnë procesin”. Islami theksoi se në rast se procesi i numërimit të votave prishet, përgjegjësinë ta mbajë Berisha.
(d.b/BalkanWeb)
(d.b/BalkanWeb)