E Diel, 1 Nëntor 2026

Rezultati paraprak, minoriteti 'braktis' PBDNJ në Gjirokastër

GJIROKASTËR- Edhe pse do ende kohë të mbyllet procesi i numërimit të votave në Gjirokastër, të dhënat e para nga kutitë e numëruara që i takojnë zonës së minoritetit tregojnë një largim të minoritarëve nga partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.
Sipas të dhënave nga ky qytet, mësohet se deri tani për PD-në kanë shkuar 1582, për PS 1321 dhe për PBDNJ, 1287 vota.
Beteja në zonën e minoritetit u cilësua që në fillim e ashpër. Këtu kandidojnë tre emra të rëndësishëm Vangjel Tavo, Vangjel Dule dhe Spiro Ksera.

******
Një ditë më parë, kandidati për deputet, Leonard Solis ka kërkuar rinumërim të votave në Tiranë, duke deklaruar se gjatë këtij procesi ka pasur manipulime të shumta në dëm të PBDNJ-së. Në emër të partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Solis gjatë një konference të shkurtër për shtyp ka bërë me faj për këtë Partinë Socialiste, me të cilën partia që ai përfaqëson është në koalicion.
"Kërkoj rinumërim të votave në të gjithë Tiranën, jo për të parë nëse unë do të jem ose jo deputet, por për të nxjerrë në dritë farsën e manipulimeve. Partia Socialiste
ka keqpërdorur votën tonë"- tha ai, duke shtuar se është i deziluzionuar me PS për keqpërdorimin e votës së tyre.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›