E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Ne zgjedhjet e reja do te votojne edhe emigrantet

Zgjedhjet Kryeministri jep premtimin pas publikimit te opinionit te Komisionit te Venecias

Shqiptareve qe jetojne dhe punojne jashte vendit pritet tju krijohet mundesia qe se shpejti te votojne per zgjedhjet elektorale ne vendin tone. Kjo ishte nje nga deklaratat dhe premtimet qe beri dje Kryeministri Berisha gjate nje takimi qe zhvilloi me ministrin kosovar te Diaspores Ibrahim Makolli nisur edhe nga fakti se qeveria e Kosoves po kerkon te beje te njejten gje. Ne takim u theksua rendesia qe shqiptareve te diaspores tu krijohet sa me shpejt mundesia infrastrukturore per te votuar ne zgjedhjet demokratike si ne Shqiperi ashtu edhe ne Kosove duke ushtruar keshtu nje te drejte kushtetuese te tyre dhe duke u shnderruar ne aksionare te vertete politike ne vendet e tyre pavaresisht distances theksohet ne deklaraten per shtyp te publikuar pas takimit mes Berishes dhe ministrit kosovar. Ne menyre te herepashershme Kryeministri Berisha dhe zyrtare te tjere te larte ne vend kane shprehur deshiren por edhe nevojen qe ne procesin e votimit per zgjedhjet ne Shqiperi te perfshihen edhe ata qytetare te cilet jetojne jashte territorit te vendit praktik kjo e zbatuar ne te gjitha vendet demokratike te botes. Por ndonese deklaratave deri tani duket se asnje perpjekje serioze nuk ka pasur ne kete drejtim nisur edhe nga fakti se realizimi i ketij objektivi duhet te shoqerohet me nje buxhet te konsiderueshem dhe me nje proces administrativ te komplikuar. Te vetmet perpjekje per terheqjen e votave te emigranteve kane qene ne disa raste sponsorizimi per transportin qe disa parti i kane dhene mbeshtetesve te tyre qe jetojne jashte vendit per te ardhur dhe per te votuar ne Shqiperi gjate dites se votimit. Gjate zgjedhjeve elektorale te 8 Majit duket se kjo praktike u perdor me rezultat nga ana e kandidatit te mazhorances per Bashkine e Tiranes Lulzim Basha. Por keto raste mbeten sporadike dhe ende ne vend duket e larget koha kur vertet shteti shqiptar do te organizoje infrastrukturen e duhur per te bere te mundur edhe marrjen e opinionit te emigranteve ne lidhje me pushtetin ne vendin tone.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›