E Diel, 1 Nëntor 2026

Korce rrezohet buxheti i propozuar nga prefekti

Te majtet arrijne fitore ne keshillin bashkiak

Perplasjet mes Bashkise se Korces dhe Prefektures kane cuar ne votimin per here te dyte te buxhetit per vitin 2001. Ndonese ne mbledhjen e radhes se kaluar te Keshillit Bashkiak eshte miratuar me shumice votash buxheti i Bashkise Korce per kete vit serish ne mbledhjen e fundit eshte votuar miratimi i ketij buxheti i cili me shumicen e votave te keshilltareve te majte dhe aleateve te tyre duket i aprovuar. Shkaku i votimit te perseritur te buxhetit te Bashkise Korce ka qene pengesa nga ana e prefektures titullari i se ciles ka te drejten me ligj qe te miratoje ose jo buxhetin pas votimit ne keshillin bashkiak. Dhe nga ana e prefektit Andrea Mano argumenti per kthimin mbrapsht te ketij buxheti ka qene mosperfshirja ne te e derdhjes se kontributit per Keshillin e Qarkut Korce ne masen 3.5 te  buxhetit qe ka ne dispozicion organi i qeverisjes vendore. Edhe pse ka qene thjesht nje formalitet votimi per here te dyte i buxhetit te Bashkise Korce per faktin se ky organ vendimmarres dominohet nga keshilltaret e majte dhe aleatet e tyre serish ai ka nxjerre ne dukje mosmarreveshjet mes Bashkise se Korces dhe Prefektures. Ne procesin e votimit per here te dyte te ketij buxheti kur merrnin pjese ne mbledhje te gjithe keshilltaret e majte dhe ata qe jane ne aleance me PS-ne dhe kur nga forcat e djathta politike ishin te pranishem jo me shume se kater keshilltare vete kreu i bashkise Niko Peleshi nuk hezitoi qe te hedhe akuzat e tij per bllokim te punes se keshillit bashkiak nga ana e prefektures.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›