“Bomba” Wikileaks, publikohet dosja për Shqipërinë

Për hërë të parë, Wikileaks lancon në media, një dosje për Shqipërinë duke u bazuar në raportimet e ish ambasadorit amerikan Withers në Tiranë. Zgjedhjet e 2009, ligji i zgjedhjeve, apo edhe personazhe të ndryshme të politikës, objekt i raportimit që publikon Wikileaks. Një sërë dokumentesh hedhin dritë mbi shumë ngjarje të rëndësishme në vendin tonë dhe informacionin e klasifikuar konfidecial, që i dërgohej herë pas here Uashingtonit.
Një pjesë e veçantë në listën e gjatë të informacioneve i kushtohet reformës zgjedhore, ndryshimet në Kodin Zgjedhor pas rënies dakord mes Edi Ramës dhe Sali Berishës, me synim eleminimin e partive të vogla. Në një dokument në prillit 2009, pasqyrohen përpjekjet e bëra nga kreu i LSI-së, Ilir Meta, që kundërshtoi ashpër Kodin, duke hyrë me disa deputetë edhe në grevë urie në sallën e Parlamentit.
Në raportin dërguar në 8 prill të vitit 2009, të titulluar “Shqipëria ecën në një litar të tendosur financiar” raportohet se Shqipëria po kalon një situatë të rrezikshme financiare për shkak se kriza ka goditur të ardhurat, ndërsa qeveria nuk heq dorë nga shpenzimet e larta para zgjedhjeve, ish ambasadori John Withers komenton:
“Berisha duket i gatshëm të rrezikojë gjithçka për t`u rizgjedhur. Mënyra e vetme që kjo situatë të menaxhohej në mënyrë të rrezikshme do të ishte sikur ai të ishte me sy të mbyllur, edhe pse disa mendojnë se është sakaq. Megjithatë në të kaluarën qeveria ka treguar një aftësi të çuditshme për të evituar katastrofat edhe pse në minutat e fundit”, thuhet në të.
Në pjesën e raportuar të kësaj date, vlerësohet roli i ish-kryeministrit Fatos Nano në politikën shqiptare si i është debatuar gjerësisht, veçanërisht që nga rënia e tij nga Kryeministër dhe dorëheqja si kryetar i Partisë Socialiste (PS) në vitin 2005.
Në fund komentohet shtrëngimi i duarve mes Nanos e Berishës. “Takimi mund të ketë arritur një qëllim afat të shkurtër”, thuhet në të.
“Shtrëngimi publik i duarve mes Nanos dhe Berishes gjatë bojkoti në zgjedhjet 2006-7 (Ref C) nuk shihej si kthimin triumfues të një burrë shteti që Nano priste”.