Berisha, Necas: Të nxiten investimet çeke në Shqipëri

UPDATE- Pas nënshkrimit të dy marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Çekisë, dy kryeministrat Sali Berisha dhe Petr Necas kanë dhënë një deklaratë për mediat lidhur me bisedimet e tyre që sipas kryemistrit kishin të bënin kryesisht me anëtarsimin e Shqipërisë në BE dhe investimet çeke në Shqipëri
Në fjalën e tij kryeministri Berisha tha se e kishte falënderuar homologun etij çek për mbështejen që ai jep integrimit të vendit tobnë në familjen evropiane, por që sipas Berishës integrimi ëhstë një proces i bazuar tërësisht në meritë.
“Projekti më madhor i Shqipëris është projekti i integrimit dhe ne e marrim këtë si proces të bazuar tërësisht në meritë”- u shpreh Kryeministri.
Gjithashtu ai tha se ka diskutuar me homologun çek edhe mbi intensifikimin e marrëdhënieve tona në të gjitha fushat, kryesisht përsa i takon investimeve çeke në vendin tonë, ëpr të cilat kryeministri garantoi se do mbështesë biznesin çek për investime në energji, turizëm dhe mjedis.
“Nxitëm angazhimin e investimeve çeke në Shqipëri në energji, në mjedis dhe turizëm. Qeveria do mbështesë biznesin çek për të investuar në Shqipëri”-tha Berisha ndërsa siguroi se do të bëjë gjithçka që investimet çeke në Shqipqëri të jenë të suksesshme.
Ndërkohë kryeministri çek Necas theksoi se Çekia mbështet perspektivën europiane të Shqipërisë dhe zhvillimet e fundit pozitive në vend, ndërsa garantoi mbështetjen e vendit të tij në procesin e integrimit.
Kryeministri çek tha se qeveria e tij është e interesuar për zhvillimin e investimeve në Shqipëri në shumë fusha dhe veçanërisht në energjetikë dhe miniera.