E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishtina s’e përjashton një mundësi ndërhyrje në Veri të Kosovës

16-04-2012 / Gazeta 55

Hajredin Kuçi: Shumë shpejt rendi dhe ligji do sundojë edhe në atë pjesë


Zv/kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi është shprehur i shqetësuar në lidhje me arrestimet e fundit të qytetarëve të Kosovës në territorin e Serbisë. Në një emision televiziv Kuçi theksoi se këtë shqetësim qeveria e Kosovës e ka ngritur edhe te faktori ndërkombëtar. Këto arrestime të qytetarëve të Kosovës nga policia serbe, sipas Kuçit, janë politike dhe po bëhen për qëllime të fushatës zgjedhore. “Ne nuk mundemi të bëjmë shumë kundër këtyre arrestimeve politike që po bën Beogradi, ajo çka ne po bëjmë është ngritja e këtij problemi para bashkësisë ndërkombëtare”, ka thënë Kuçi. Sa i përket vrasjes së Selver Haradinajtë në lagjen te “Tre Rrokaqiejt” në Mitrovicë, zëvendëskryeministri Kuçi se akti terrorist po hetohet.


Ai tha se EULEX-i nuk është sa duhet aktiv rreth asaj që po ndodh në veri, por sipas tij, kjo venë edhe për shkak se ky mision ndërkombëtar ka vështirësi, sepse shpesh pret vendimet nga Brukseli të cilat janë politike. Por ai thotë se Kosova ka nevojë për ndihmën e misionit EULEX dhe KFOR. Sa i përket dialogut për veriun e Kosovës, zëvendëskryeministri Kuçi tha se për këtë nuk do të bisedohet me Beogradin, por me qytetarët e veriut, të cilët nuk kanë bërë krime.


Përsa i përket mundësisë për një aksion të Policisë së Kosovës të ngjashëm me atë të 25 korrikut 2011, kur Policia e Kosovës u vendosë në pikat kufitare në Jarinë e Bërnjak, Kuçi tha se një ndërhyrje e tillë nuk përjashtohet, kur është në pyetje shtrirja e rendit dhe ligjit në atë pjesë.


Zëvendëskryeministri Kuçi shpreson se këtë do të bëjnë në koordinim me forcat e KFOR-it dhe EULEX-it, dhe se këto misione në të ardhmen do të jenë më dinamike sa i përket shtrirjes së rendit dhe ligjit edhe në atë pjesë të Kosovës, por ai nuk preferon shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme në veri.



AAK: Kosova shtet sovran, të kontrollojë territorin e saj



Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se duhet përdorur edhe forca për zgjidhjen e çështjes së veriut. E për këtë, sipas deputetit të AAK-së, Kushtetuta dhe e drejta ndërkombëtare është në anën e institucioneve të Kosovës. Në një intervistë për “Express”, Haradinaj flet edhe për raportet e partisë së tij me PDK-në duke theksuar se AAK-ja mbështet qeverinë në axhendat kombëtare dhe pohon se partia e tij dhe PDK-ja nuk janë në armiqësi me njëra-tjetrën. I pyetur se, pse asnjë deputet i AAK-së nuk e përkrahu nismën e Vetëvendosjes për një seancë të jashtëzakonshme, Haradinaj tha: “Ne e kemi mbajtur qëndrimin tonë, kemi thënë se nuk është koha për folklorizëm, por është koha për veprime. Ne kemi thënë se do t`i mbështesim institucionet për të vepruar në veri, ndërsa nuk jemi ithtarë shumë të debateve, sepse mendoj se janë shteruar debatet dhe kërkohet më shumë veprim”. Deklaratat e shefit të GP të PDK-së, Adem Grabovci, i cili ka thënë se po afrohen për çdo ditë me AAK-në, deputeti Haradinaj tha se Aleanca e ka programin e vet, platformën e vet edhe është duke u përgatitur për t`i fituar zgjedhjet nacionale.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›