E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Nëse do ishit në gjumë për 15 vite, sot nuk do ta kishit njohur këtë vend

Berisha gjatë pritjes së Fondit dhe Fondacionit Shqiptaro - Amerikan

Kreu i qeverisë Sali Berisha duke folur në pritjen e organizuar nga Bordi i Fondit dhe fondacionit Shqiptaro Amerikan të Ndërmarrjeve është shprehur se Shqipëria në 15 vitetet e fundit ka ndryshuar rrënjësisht.

Shqipëria që ju gjetët pesëmbëdhjetë vjet më parë nuk është më. Çdo njeri që do të kishte fjetur pesëmbëdhjetë vjet e do të zgjohej tani nuk do e kish njohur më këtë vend, tha Berisha.

Duke vlerësuar më tej rolin e këtij fondacioni, kreu i qeverisë shtoi se tani synim i Shqipërisë është të kthehet në vend i teknologjisë së lartë dhe me mjedis të shëndetshëm.

Shqipëria mezi pret të bëhet Shqipëri dixhitale. Shqipëria mezi pret të bëhet Shqipëri jeshile. Ajo ka nevojë jetike për zhvillim të qëndrueshëm tha ndër të tjera Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›