E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Ngjarja akt mizor. Komuniteti në Himarë, bilingual

TIRANE- Dy ditë pas ngjarjes së rëndë në Himarë, ka ardhur sot reagimi i kreut të qeverisë i cili e konsideroi një akt të shëmtuar dhe të dënueshëm vrasjen e të riut Aristotel Guma.

"Vrasja e një njeriu është krim i shëmtuar dhe akt i dënueshëm. Organet e drejtësisë duhet të bëjnë të pamundurën për të kapur autorin dhe për ta vendosur atë para ligjit", u shpreh kryeministri ndërsa theksoi se shqiptarët janë të vetëdijshëm që komuniteti në këtë qytet është bilingual. Berisha nënvizoi se cdokush është i lirë të përgjigjet në gjuhën që do.

“Nuk besoj të ketë shqiptar që nuk e di se komuniteti në atë qytet është bilingual dhe jo sot, edhe 100 vjet më parë por edhe 200 vjet më parë. Të përgjigjesh në gjuhën që preferon të pergjigjesh dhe të ndodh kjo, është shumë e rëndë. Sidoqoftë këto do ti hetojë dhe saktësojë drejtësia” u shpreh kryeministri.

Ndërkaq kreu i qeverisë ka përcjellë ngushëllimet e tij për familjen e viktimës.

Dy ditë më parë, i riu Aristotel Gume u përplas për vdekje teksa udhëtonte me motorrin e tij në në vendin e quajtur “Avli” në aksin që lidh qytetin e Himarës me Himarë-Fshat. Sipas deshmitareve, para vrasjes, të rinjtë janë konfliktuar me njëri-tjetrin, ku sipas burimeve, të rinjve nuk u ka pëlqyer e folura në gjuhë greke nga drejtuesi i motorit.

Banorët e Himarës kanë reaguar ashpër ndaj kësaj ngjarje duke e konsideruar aksidentin të qëllimshëm dhe sulm kundër minoritetit grek në Himarë. Ata bllokuan disa herë aksin nacional Vlorë-Sarandë duke krijuar radhë të gjata automjetesh.

Policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin e 7 personave të akuzuar për këtë ngjarje, duke shpallur në kërkim Ilir Mukën, drejtuesin e automjetit që shkaktoi aksidentin e 35-vjeçarit Aristotel Guma. Sipas policisë, “Muka akuzohet për aksidentin me pasojë vdekjen”, ndërsa të arrestuarit e tjerë për “bashkëpunim në krim e dhënie ndihme për largim të autorit”.
(e.n/BalkanWeb) Lidhje te tjera PS: Qeveria ka humbur kontrollin mbi territorin LSI: Fajtorët, para drejtësisë Bollano: Provokim ndaj minoritetit grek Kryepeshkopi Anastas thirrje për gjakftohtësi

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›