E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngjarja në Himarë PS: Qeveria ka humbur kontrollin mbi territorin

TIRANE- Edhe Partia Socialiste ka reaguar mesditën e sotme për ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në Himarë, duke akuzuar qeverinë për humbjen e kontrollit të sigurisë në vend.

Përmes një deklarate për mediat, deputetja Ermonela Felaj, theksoi se PS dënon me ashpërsi situatën e krijuar dhe kërkon drejtësi të bazuar mbi fakte e prova.

“Qeveria ka humbur tërësisht kontrollin mbi territorin duke i lënë terren krimit rrugaçërisë, është dorëzuar para vrasëve dhe rrugaçërve gjithçfarësh!” u shpreh Felaj.

Ndërkaq PS e ka konsideruar të pafalshme heshtjen e qeverisë për këtë situatë.

“Sali Berisha nuk thotë asnjë fjalë për këtë ngjarje të rëndë që ka ndodhur në Himarë, që ka trubulluar gjithë opinionin publik, sidomos pushuesit në jug.Dhe me paturpësinë më të madhe inaguron për të disatën herë copa rrugësh gjysmake, sa herë i teket për not” theksoi deputetja socialiste.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›