E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Nisem fushaten Basha ne Tirane

Kryeministri e ka cilesuar 20 shkurtin si nisjen de fakto te fushates Basha dhe Bumci po punojne per Tiranen


TIRAN - Koncerti i 20 shkurtit eshte cilesuar nga kryeministri Berisha si hapja zyrtare e fushates elektorale per vendoret e 8 majit. Ne mbledhjen e grupit te deputeteve te PD-se Berisha pohoi se ligjerisht fushaten do ta hape me 22 maj dhe se deri atehere do te kete gati edhe emrat e kandidateve.


Ju se bashku me strukturat e Partise Demokratike ne cdo rreth dhe cdo qark duhet te perkushtoheni per fushaten elektorale te zgjedhjeve lokale. Brenda muajit shkurt te finalizojme perzgjedhjen e kandidateve ne menyre qe te fillohet menjehere nga puna. Ne kemi nje situate te shkelqyer - tha dje Berisha.


Ai ka renditur nje liste te gjate te atyre qe i cileson suksese te qeverisjes dhe ka kerkuar nga deputetet qe te punojne ngushte me komunitetin lokal. Keto zgjedhje jane nje rast shume i vecante per te studiuar cdo potencial zhvillimor ne cdo komune dhe bashki te vendit.


Ne kemi krijuar nje tradite te shkelqyer me te gjitha qeverite vendore te vendit pervec Tiranes e cila pavaresisht se ne i kemi trefishuar fondet ka preferuar te mos ua adresoje ate qytetareve te Tiranes por 99-shave te tij.


Por fakti eshte se numri i rrogetareve ne kete bashki eshte trefishuar. Ndaj dhe te marrim modelin e djeshem festiv ta konsiderojme ate si modelin me te bukur te fushates sone elektorale dhe te fillojme punen me njerezit. Te finalizojme sa me shpejt kandidatin me te mire per zgjedhjet - tha Berisha. Pas kesaj kryeministri zyrtarizoi edhe kandidatin e PD-se per bashkine e kryeqytetin Lulzim Bashen.


Ministri Basha po merret me degen e Partise Demokratike te Tiranes se bashku me zotin Bumci por edhe ministra e deputet te tjere ne kete qytet te braktisur prej 4 vjetesh - tha kreu i PD-se.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›