Demokracia dhe vrasjet shteterore nocione te papajtueshme
Demokracia eshte nje sistem qe i njeh dhe i ndeshkon ligjerisht te gjitha llojet e shkeljeve kundrvajtjeve dhe krimeve qe bejne qytetaret vec e vec apo ne grup. Qe nga prerja e nje peme apo hedhja e nje guri ne drejtim te policit deri te vjedhja e thesarit te shtetit apo vrasja e tjetrit. Kodi Penal i ka parashikuar te gjitha. Ka vetem nje krim te cilen demokracia nuk e njeh krimin shteteror. Demokracia dhe krimi shtetetor jane nocione te papajtueshme. Demokracia e perjashton krimin shteteror. Krimi shteteror e perjashton demokracine. Kjo eshte si nje e nje bejne dy. Askush nuk mund te provoje te kunderten. Askush nuk mund te provoje se sistemi demokratik e permban vrasjen shteterore. Kushdo qe eshte perpjekur apo do te perpiqej te provonte se shteti mund te vrase pa rene ne krim duke marre si shembull masakren e 21 janarit ne bulevardin Deshmoret e kombit me pare duhet te vertetoje se te vraret dhe te plagusurit me arme zjarri ne ate demonstrate ishin terroriste qe kishin marre peng qytetare te tjere zyrtare te institucioneve shteterore apo private femije gra vendas apo te huaj dhe po i kercenonin me vdekje dhe kishte te dhena se po kalonin nga fjalet te veprat. Ne kete rast po shteti pasi nuk arrin ti binde apo te merret vesh me te mire me pengmarresit ka te drejte te vrase dhe vret pa kryer nje krim. Vret ne kushtet e mbrojtjes ekstreme te shtetasve dhe njerezve te pafajshem. Ne rastin e demostrates se 21 janarit vrasjet e qytetareve nuk mund te justifikohen e mbrohen as nga shpirti me i prishur dhe maskaraj me i madh i kesaj bote. Sepse Ziver Veizi u vra ne bulevard para deres se jashtme te kryeministrise me duart me xhepa Hekuran Deda u vra ne skelen e nje media televizive te ngritur ne bulevard Faik Myrtaj u vra akoma me larg ne trotuarin e kullave binjake perkarshi kryeministrise ne anen tjeter te bulevardit te madh dhe po ashtu po kaq larg u vra edhe Aleks Nika. Te githe te plagosurit nga garda ata te cileve perendia dhe fati u fali jeten per nje apo dy milimetra u goditen pa perjashtim ne bulevard. Te vraret dhe te shpetuarit per nje qime lane ne ate shesh te historise bashkohore disa shenja supreme domethenese dhe te pandryshueshme te se vertetes se masakres se 21 janarit. Kater te vraret e vizatuan me trupat e tyre vendin ku rane vendin qe nuk mund ta ndryshoje askush asnje fuqi asnje shtet apo supershtet vendin qe pohon pafajesine e tyre te plote dhe pafajesine e gjithe te tjereve rreth e rrotull tyre vendin qe kundeshton qe nga heshtja e amshimit e atyre qe vdiqen fyerjet spekulimet shpifjet perpjekjen shnjerezore dhe te ndryre per te vere ne nje plan goditjen me gure dhe cadra te policise me goditjen me plumba te protestuesve apo edhe me keq sentencat e perseritura politike te kryeminsitrit Sali Berisha dhe zedhenesve te tij qe shohin tek te vraret e 21 janarit as me shume e as me pak por mesimin e merituar qe ky kryeminister i ka dhene opozites se tij Merrini dhe mos guxoni te gjuani me gure here tjeter Po. E ka ngrene me buke kete turp rraca jone dhe Shqiperia jone duke barazuar shkopin e parulles se protestuesit me plumbin vdekjeprures te automatikut te gardistit E ka ngrene me buke kete turp rraca jone dhe Shqiperia jone duke folur ashtu per te vraret. Edhe pse eshte pakice kjo lloj Shqiperie Edhe pse eshte vetem kryeministri dhe zedhenesit e tij qe flasin ashtu per te vraret e pafajshem. Berisha dhe zedhenesit e tij do te kishin dashur shume te mos merrej vesh kurre kush i vrau dhe me cfare armesh u vrane ata njerez . Faji jetim eshte aleati i nje rregjimi xhungle. Ne pamundesi per tia faturuar vrasjet opozites apo per ti lene pergjithnje ne mjergull si vrasje pa autore Berisha dhe zedhenesit e tij do te kishin dashur shume qe demostruesit e opozites te vriteshin brenda gardhit te kryeministrise dhe me mire akoma brenda nderteses se kryeminsitrise Dhe te vriteshin jo rreth ores 16.00 kur jane vrare teksa masa e demostruesve kishte marre rrugen e largimit nga bulevardi por rreth ores 19.00 pra brenda afatit te sajuar te te ashtuquajturit rrethim prej pese oresh te kryeministrise dhe kryeminstrit. Por trupat e rene aty ku rane dhe ora 16.00 kur pushoi zemra e tyre e kane ngrire pergjithmone te verteten e krimit qe u mori jeten. Nuk ka mundesi te spekulloje njeri. Nuk ka mundesi te mburret njeri. Nuk ka burra por vetem burracake prapa vrasesve. Shume demostrues kane dashur ti tregojne revolten e tyre te brendshme qeverise. Por askush nuk ka menduar te hyje ne kryeministri. Askush nuk eshte thirrur te hyje ne kryeministri. Te gjithe e kane ditur dhe e dine se nje qeveri e korruptuar largohet edhe me protesta se pushtimi i nje ndertese nuk eshte e nuk mund te jete marrje e pushtetit se pushteti merret vetem me vote te lire e te ndershme.
Nje tjeter e dhene e pashlyeshme qe u vulos me vdekje dhe me gjak ne bulevardin Deshmoret e Kombit eshte fakti se kater te vraret sikurse edhe shumica dermuese e te plagosurve qe u gjenden ne rrezen e plumbave te shkrehur nga ndertesa e kryeministrise ishin kryesisht baballare te rinj gje qe nuk mund te jete rregulluar me dore nga vrasesit por qe tregon se burrat e rinj baballaret e rinj kryefamilaret e rinj ishin shumice dermuese ne ate demostrate dhe se atje i kishte cuar parasegjithash thirrja e femijeve qe eshte thirrja e atdheut.
Pse u vrane fare eshte krimi qe u mori jeten Si kualifikohet ai Dikush i quan deshmore te lirise. Dikush tjeter viktima te nje konflikti politik qe kulmoi me perdorimin e armeve te zjarrit nga garda e kryeministrit. Dikush tjeter mund te shkoje me larg ne cinizmin e tij duke thene per ta se u gjendjen ne oren e gabuar ne vendin e gabuar. E gjithe kjo nuk ka rendesi per momentin. Le te ruaje sekush mendimin e vet. Por pyetja cfare eshte krimi qe u mori jeten i therret te gjithe. Kjo pyetje nuk le asnje hapesire per shmangie apo bishtim. As per drejtesine as per politiken as per diplomacine as per median dhe as per ndergjegjen njerezore ne pergjithesi.
Vazhdon ne Shqiperi me mbeshtetjen e Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe Bashkimit Europian hetimi objetiv i paanshem dhe gjitheperfshires i 21 janarit. Qyteteret demostrues qe u ndaluan nga policia kane qene te paret qe kane dale para gjykatave te vendit. Shumica jane lene te lire sepse nuk kane bere asgje te denueshme. Nje pakice jane gjykuar e po gjykohen per kundershtim dhe goditje te policise me gure apo shkopinj te rastit. Me nxitjen e kryeministrit Berisha policia e shtetit ka depozituar padi edhe ndaj kater-pese drejtuesve te opozites. Asnje cader automatik asnje stilolaps pistolete asnje thike me helm asnje makine me dinamit asnje prove per rrezimit me dhume te rendit kushtetues as edhe nje gje nga arsenali berishian i grushtit fantazmagorik te shtetit. Copa gazetash ka depozituar ne Prokurori policia e shtetit me sakte drejtuesit e saj. Copa gazetash me fragmente deklaratash e thirrjesh te krereve te opozites drejtuar qytetareve per doreheqjen dhe largimin e qeverise Berisha. Keto padi qesharake demaskojne drejtues te cileve ose u ka mbetur ora njezet e ca vjet prapa ose jane kaq te perdorshem sa qeveria dhe kryeministri nuk e kane problem tua kthejne prapa me dore sa here te duan akrepat e ores.
Nuk do te dale asgje dhe nuk do te mbetet asgje nga keto padi politike te sfrocuara pa asnje baze faktike. Nuk do te mbetet asgje nga stuhia ne gote e grushtit te shtetit. Gjithcka do te tretet si nje tymnaje e fabrikuar nga kryeministri. Atehere Shqiperia populli i saj partite e saj parlamenti i saj institucionet e saj miqte dhe partneret e saj perfaqesuesit e Shteteve te Bashkuara te Amerikes perfaqesuesit e Bashkimit Europian te gjithe ata qe jane marre e po merren me durim me krizen shqiptare te gjithe ne qe protestojme te gjithe ju qe kunderprotestoni te gjithe ata qe rrine ne shtepi do te qendrojme balleperballe dhe vetem per vetem me te vraret e 21 janarit. Kush i vrau dhe perse Kjo nuk eshte thjesht nje pyetje per prokuroret dhe gjykatesit. Sado qe pergjigja e prokuroreve dhe gjykatesve eshte themelore per te bere drejtesi. Kjo eshte nje pyetje me e gjere nje pyetje per per te kuptuar ne cfare rregjimi ndodhet de fakto sot Shqiperia. Rrugedalja e vertete nga kriza qe ka mberthyer vendin varet kryekeput nga pergjigja qe do te marre kjo pyetje.