E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diktaturat dhe hipokrizia perendimore

Ne shume vende te botes popujt e shtypur jane ngritur kunder diktaturave te tyre. Dikur ishte renia e murit te Berlinit sot eshte revolucioni i jaseminit. Dhe jo vetem per boten arabe. Me shume kujdes dhe sforco edhe qeveria e kineze qe ka dhene prova se e shtyp popullin me skenare te sheshit Tienanmen po shikon me droje se cfare permasash do te marre shembulli i jeseminit ne shtetin kinez. Syte keto dite jane drejtuar nga Libia. Atje prej kater dekadash mbreteroi kolonel Gedafi. Pas Benghazit frika u vra edhe ne kryeqytetin Tripoli dhe atje rregjimi eshte nen flaken e demonstruesve te shtypur me dhjetra vjecare. Ashtu si ne Tunizi Egjipt Bahrein Jemen apo Iran eshte populli ai qe esht ngritur kunder rregjimeve autoritare.
Nje stine revolucionesh qe perplaset mbi hipokrizine vendeve perendimore te cilat aq shume punuan qe dy dekada me pare te binte perdja e hekurt ne Europen Lindore dhe qe tani nuk kane as goje dhe fuqi te te artikulojne mesazhe shpresedhenesve per popujt e shtypur.
Mediat europiane nuk mund ta fshehin ngercin qe ndjejne qeverite e tyre ne keto momente lirie. Ndersa qytetet libiane jane ne lufte shtetet europiane kane me teper hallin e refugjateve qe mund te mberrijne permes Mesdheut. Ato qeveri nuk mund te dalin mbi interesat ekonomike si bie fjala marrja e benzines libiane qe furnizon stacionet ne qytetet perendimore. Shembulli i Libise tregon kapjen e qeverive perendimore ndaj interesave ekonomike duke neperkembur te drejten e popujve per liri dhe te drejta njerezore. Diktatori libian brenda dekades se shkuar nga armik u be partneri dhe bashkebiseduesi i lidereve europiane sepse pas tij fshiheshin rezervat e shumta te naftes dhe gazit kontrata shumemiliardeshe me qeverite e Frances Italise Gjermanise apo marreveshjet me BE-ne per te bllokuar ardhjen e klandestineve ne Europe dhe investimet europiane ne token e Libise.
Per kolonelin libian qe deri me sot ka vrare mese 300 njerez pse jane kunder mbreterimit te tij kryeministri Italian Silvio Berluskoni shprehej se ishte nje figure drejtuese me nje mencuri te madhe per shtypjen e dhunshme te protestave baronesha Ashton ministre e BE-se per politiken e jashtme eshte shprehur se i bejme thirrje qeverise te degjoje popullin ndersa komisioneri i BE-se per zgjerimin Stefan Fyle kater muaj me pare do te deklaronte se Libia eshte zhvilluar mire.
Fjale te tilla fatkeqesisht kancelarite perendimore baronesha Ashton apo komisioneri Fyle thane edhe per Shqiperine pas masakres qeveritare te 21 janarit 2011. Ndonese shume larg vendeve arabe dhe vend anetar ne NATO e aspirant per ne BE qeveria e kryeministrit Sali Berisha vrau po aq demonstrues sa ushtria e mbreterise se Bahreinit dhe kryeministri tekstualisht ka premtuar nje ndeshkim ekzemplar per kreun e opozites nese do ti drejtoje serish demonstruesit kunder qeverise se tij.
Per Shqiperine folen edhe SHBA-te qe bene thirrje per respektim te qeverise sepse ne Shqiperi ka nje demokraci funksionale etj. Shume ndryshe nga ajo qe artikulonte pak dite me pare presidenti Obama ne deklaraten me shkrim te 19 shkurtit 2001 kur shprehej Shtetet e Bashkuara denojne perdorimin e dhunes qeveritare ndaj protestuesve paqesore ne ato vende dhe kudo gjetke qe ajo mund te ushtrohet.
Deri me sot SHBA-te me ane te ambasadorit ne Tirane dhe ndonje kongresmeni republikan i kane kerkuar popullit tw Shqipwrisw tw respektojw qeverine edhe pse ndoshta ne dijenine e tyre kjo qeveri eshte ngritur mbi maskaraden zgjedhore te 28 qershorit 2009 ku me skenare te ngjashme si ne Iran apo ne Egjipt kryeministri Berisha ka marrw mandat edhe pse nuk ka voten e popullit.
Ne deklarimin e tij te radhes ambasadori i SHBA ne Tirane do te deklaronte se Qeverite ndryshohen me zgjedhje jo protesta intervista ne VOA 4 shkurt 2011.
Meqe eshte shtetas dhe diplomat amerikan cfare do te thoshte z.Arvizu per protestat e fuqishme popullore ne shtetin federal te Uiskonsin Nese nuk eshte ne dijeni te tyre ja nje panorame e shkurter Punonjesit buxhetore prej 15 shkurtit jane kunder masave antipopullore te guvernatorit Skot Uoker qe ka planifikuar shkurtime drastike te rrogave per te shendoshur sistemin e pensioneve dhe kontributet e sigurimeve shendetesore. Dhjetera mijera protestues vershuan rrugeve te kryeqytetit Madison apo qytetit me te madh si Miluoki. Ata jane banore te shtetit me mbi 65 mije kilometer katrore me teper se dy here Shqiperia dhe me nje popullsi mbi 5.6 milione banore te ardhurat e te cileve ne vit jane mesatarisht 47220 dollare ne vit pra nje popull i pasur ose me sakte tete here me shume te ardhura se nje shqiptar. Ata jane kunder fatures se shkurtimeve buxhetore te guvernatorit republikan qe erdhi ne ate zyre vetem pak jave me pare ne 13 janar 2001 dhe kane premtuar se do te rrine aty derisa qeveria e shtetit federal te terhoqet nga masat qe konsiderohen popullore dhe qe kane paralizuar jeten ekonomike dhe sociale.
Shqiptaret kane halle te tjera shume me te medha jo vetem shume larg standardeve amerikane por edhe ato europiane dhe shume afer atyre te botes arabe duke treguar shkallen e vertete te zhvillimit te vendit. Sepse ashtu si ne keto vende mbi ta eshte nje qeverisje qe i zhvat ngado dhe me cdo me menyre qe u vjedh hapur dhe pa droje votat dhe te ardhmen dhe ne fund edhe i vret sepse nuk kane pse te kene frike nga perendimoret hipokrite.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›