E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Nuk bashkojmë votat me Ramën për të ndryshuar ligjet për organet e drejtësisë

TIRANË, 6 maj /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, teksa foli për raportin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian për Shqipërinë, nënvizoi se në raport kërkohet pavarësia e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Berisha u shpreh se opozita nuk do të mbështesë asnjë nismë që synon dobësimin e institucioneve të drejtësisë apo për të ndryshuar ligjet për organet e drejtësisë.

Berisha theksoi se duhet të respektohet ndarja e pushteteve dhe pavarësia e gjyqësorit, duke paralajmëruar se çdo përpjekje për ndërhyrje politike në drejtësi do të kundërshtohet.

“Kërkon pavarësinë e SPAK-ut, dhe burime të përshtatshme, zgjerimit të kapaciteteve hetimore dhe mosminimin e punës së tij. Ja ku jemi këtu, të deklarojmë publikisht se në mënyrë absolute nuk ekziston asnjë shans që ne të marrim një votim apo një bashkëpunim me Edi Ramën për të dobësuar veprimtarinë apo për të ndryshuar ligjet për organet e drejtësisë. Jo.

“Ato mund të kenë ndonjë problem, por ky e ka me qëllime tërësisht për t’i dëmtuar ato dhe veprimtarinë e tyre dhe kjo s’do pranohet në asnjë mënyrë nga Partia Demokratike.  Do të denoncohet, përkundrazi. Do bëjmë gjithçka që dyert, që puna e tyre të mos pengohet. Shteti të ketë ndarjen e pushteteve. Jo të gjitha pushtetet në duart e një e një kreu të organizatës kriminale që ka vendosur si moral të regjimit të tij, moralin e etëreve të tij. Kërkon t’ju të respektohet pavarësia e gjyqësorit”, tha Berisha.

Kreu i PD-së, duke ju referuar raportit tha gjithashtu se qeveria po shkel ligjin për konfliktin e interesit, duke e cilësuar këtë si një nga burimet kryesore të korrupsionit në vend. Ai theksoi se praktika të tilla po ndikojnë në shpërndarjen e padrejtë të pasurive dhe fondeve publike.

/m.q/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›