E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Nuk bej debat me Ramen

Kryeministri Sali Berisha, theksoi në Kuvendin e Shqipërisë se nuk do të bëjë debat me liderin e opozitës, zotin Edi Rama, pasi nuk dëshiron të dalë para shqiptarëve “për të rrahur gjoksin me arritjet e mëdha të qeverisë”, por sheh të ardhmen dhe punon për objektivat e tjera të qeverisjes së tij.

Gramoz Ruçi, kryetar i grupit parlamentar i PS-së, ishte shprehur disa më parë nga foltorja e Kuvendit se “shqiptarët nuk duan të dëgjojnë nga kryeministri vetëm fjalë, por duan shpjegime për dështimin e qeverisjes dhe se pse ka kaq shumë korrupsion.” Ruçi deklaroi se taksa progresive “është një taksë e ekonomisë së tregut e aplikuar në Europë dhe Amerikë. Nëse ke argumenta për këtë taksë, kreu i opozitës, Edi Rama, të ka ftuar në debat publik për të debatuar. Mos kërko që me demagogjinë tënde të sulmosh ofertën e opozitës shqiptare për elektoratin.”

Në lidhje me taksën progresive, Berisha tha: “Nuk do të kthehet kurrë më dhe këtë e bazoj në faktin se vendet e punës dhe investimet nuk janë të majta apo të djathta. Për këtë arsye kam bindjen se shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë rikthimin e kësaj takse famëkeqe dhe i garantova investitorët se kjo nuk do të ndodhë sepse po të ndodhë, ata largohen nga Shqipëria dhe nuk do të ketë vende pune të reja.”

Kryeministri deklaroi gjithashtu se “kjo seancë po merr një vendim historik: miratimin e kontratës së firmosur me kompaninë më të madhe në ndërtmin e hidrocentraleve. Në kaskadën e lumit Devoll do të ndërtohet hidrocentrali më i madh shqiptar. Kjo kontratë ka rëndësi sepse në këtë vepër do të punësohen 4-5 mijë persona të qarkut të Elbasanit dhe mbarë Shqipërisë. Përbën një investim tjetër madhor në historinë e vendit. Është kurorëzimi i përpjekjeve të mazhorancës për ta bërë Shqipërinë vendin më tërheqës për investimet e huaja. Duhet të kemi parasysh se kjo po ndodh në një kohë krize për vendet më të zhvilluara të Europës. Duam ta shndërrojmë Shqipërinë në një superfuqi rajonale të energjisë së rinovueshme.”

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›