Mitrovice serbet bllokojne gjykaten

Disa qytetarë serbë në veri të Kosovës kanë bllokuar të enjten në mëngjes hyrjen në ndërtesën e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, ku do të merrej vendimi ndaj gjashtë të akuzuarve për trazirat e marsit të vitit 2008, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Sipas raportimeve të “REL”, forcat e misionit evropian për sundimin e ligjit nuk kanë arritur të depërtojnë në ndërtesë. Të dyja rrugët që çojnë drejt gjykatës janë të bllokuara me disa kamionë, nën drejtimin e udhëheqësit të serbëve të atjeshëm, Radenko Nedelkoviç.
Rasti i marsit 2008 ka të bëjë me sulmin ndaj gjykatës në pjesën veriore të Mitrovicës nga një numër i madh njerëzish, që shkaktoi vdekjen e një zyrtari ndërkombëtar nga Ukraina. Kjo çoi në mbylljen e gjykatës dhe ndërhyrjen e KFOR-it.
Të akuzuarit janë serbët Marjan Ilinçiç, Zoran Çaviç, Dragan Milojeviç, Miodrag Raliç, Avni Krasniqi dhe Nebojsha Joviç. Zyrtarët e EULEX-it kanë konfirmuar se seanca e planifikuar për sot është shtyrë për një ditë tjetër.