Rama akuzon qeverine per bllokimin e qellimshem te trafikut ne Tirane
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama akuzoi dje ministrin e Brendshem dhe kryeministrin per orkestrim te qellimshem te bllokimit te trafikut ne kryeqytet. Ne nje deklarate per mediat dje ne mbremje Rama tha se nuk eshte faji i Bashkise se Tiranes per trafikun e renduar por i qeverise. Sipas tij kjo eshte nje strategji e qeverise per te agresuar kryeqytetasit. Bllokimi i trafikut eshte i qellimshem dhe i pashembullt. I kerkoj prokurorise te nise hetimet. Jane me qindra qytetaret qe mund te pohojne se nuk ka kembe polici. Kjo eshte pjese e strategjise se bllokimit te qytetit e cila ka kohe qe eshte vene ne levizje - eshte shprehur Rama. Sipas tij strategjia e bllokimit nis me bllokimin e projektit per Unazen e Madhe. Bllokimi i trafikut ka nje synim te qarte tashme te thene e sterthene gjate kesaj periudhe te fundit te shfaqur me bllokimin e Unazes se re te Madhe qe ka qene nje projekt i gatshem prej kohesh me nje kredi te negociuar prej me shume se 20 milione eurosh. Nderkohe qe eshte Sali Berisha qe ka refuzuar cdo bashkepunim per ta marre Bashkia e Tiranes kete kredi ne funksion te punes se bere me Banken Europiane te Investimeve. Sot vijme ne nje moment qe gjendemi ne kete situate qe u tregon kryeqytetasve fytyren e vertete te ketij pushteti ne te gjithe permasen e ligesise morale dhe paaftesise shembullore. Dua tu them te gjithe banoreve te ketij qyteti qe sot me shume se kurre te shohin ate qe ka ndodhur dhe te kuptojne se jemi perpara nje barbarie e cila eshte e pashembullt. Eshte ministri i Brendshem sigurisht me kryeministrin qe kane orkestruar te gjithe kete shfaqje te pashembullt duke lene rruget te bllokuara ne menyre qe ti agresoje qytetaret ndaj Bashkise se Tiranes - eshte shprehur Rama.
Kunderpergjigjet Basha Rama pergjegjes per trafikun
TIRANE - Trafiku i djeshem eshte cmimi i arrogances dhe paaftesise se Edi Rames. Dhe kjo per te vetmen arsye pasi kryebashkiaku ka qene ai qe ka insistuar ne kete bllokim duke filluar nga hapja e punimeve vend e pavend mungesa e nje sinjalistike duke cuar dhe ne bllokimin e qendres tha ne nje reagim te tij Ministri i Brendshem Lulzim Basha. Akuzat e Bashes jane bere pas deklarates publike pak te kryebashkiakut njekohesisht kreu i PS-se Edi Rama i cili ndersa fajesoi Ministrin si pergjegjesin e kaosit te krijuar ne Tirane e jo vetem. Basha vuri ne dukje se per te shmangur kete situate jane mobilizuar 700 forca policie per te zhbllokuar trafikun. Duke hedhur nje vale akuzash Basha theksoi se Rama eshte ne shenje paniku i te nje te paafti duke kerkuar me cdo kusht fajtor qe ne te vertete eshte i tij. Ne forme urdherore dhe te prere Ministri i Brendshem kerkoi qe Rama te rikthehet ne detyre dhe te marre persiper fajin.
23 Nentor 2010