Berisha: Nuk hapen kutite, s'dal mbi gjykatat

Kryeministri Sali Berisha deklaroi se nuk mund te kete ndryshim te vendimit te gjykates qe mund te coje ne hapjen e kutive te votimit, kerkese kryesore kjo e opozites e cila prej oresh vijon protesten paqesore maratone para selise se qeverise.
Duke folur nga Kruja, kryeministri ftoi Partine Socialiste qe te mos bojkotoje parlamentin duke kerkuar hapjen e kutive, kur tashme ka nje vendim nga gjykata.
"Une jam i hapur per bashkepunim, i bej thirrje Rames te vije ne parlament, por une nuk mund te dal kunder vendimit te gjykates. Edhe Enver Hoxha te ngrihet nga varri nuk mund te dale mbi gjykatat", mesohet te kete deklaruar Berisha.
Kryeministri e dha kete reagim gjate ceremonise inauguruese te rruges se re Kruje-Sarisalltek, e cila sipas Berishes do t'i jape gjalleri zones dhe zhvillim te metejshem te saj.