E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Marrëdhëniet me Islandën janë të shkëlqyera

Marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve, mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit dypalësh dhe perspektiva e përbashkët evropiane, ishin temat kryesore që u diskutuan gjatë takimit.

Z. Meta, e falënderoi Kryeparlamentaren e Islandës për mbështetjen që i ka dhënë vendi i saj Shqipërisë gjatë procesit të  anëtarësimit në NATO.

Kryediplomati shqiptar i vlerësoi marrëdhëniet politike mes dy vendeve si të shkëlqyera dhe theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik, veçanërisht në fushën e energjetikës duke nënvizuar pozicionin strategjik të Shqipërisë në rajon. Në këtë kuadër, z. Meta e informoi znj. Johannesdottir rreth mundësive të mëdha që Shqipëria paraqet për investitorët islandezë dhe shprehu vullnetin e Qeverisë shqiptare për t’i mirëpritur ata në vend.

Z. Meta dhe znj. Johannesdottir përshëndetën gjithashtu ecurinë e procesit të integrimit evropian të dy vendeve dhe shprehën vullnetin për të bashkëpunuar përmes ndarjes së eksperiencave respektive.

Bashkëbiseduesit  evidentuan rëndësinë e shkëmbimeve ndërparlamentare për intensifikimin e dialogut dhe të bashkëpunimit politik duke theksuar kontributin e rëndësishëm të dy Parlamenteve në këtë drejtim. Në përfundim, Kryetarja e Parlamentit të Islandës i kaloi z. Meta përshëndetjet e ngrohta të Ministrit të Punëve të Jashtme të Islandës, z. Össur Skarphedinsson.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›