E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Nuk i mbyll universitetet private, debati për fondet, politik

Share

Kryeministri Sali Berisha, duke folur në një konferencë për arsimin, tha se debati që është ngritur kohët e fundit për financimin e universiteteve private nga buxheti i shtetit, është politik. Edhe pse debati është ngritur nga Rektori i Tiranës, një njeri pranë partisë së Berishës, ky i fundit tha se nuk ka ndërmend të mbyllë universitetet private. Ai u shpreh se ato shërbejnë për të mobilizuar fonde.

Universitetet publike kundërshtojnë një draft të qeverisë, që parashikon edhe financim për universitetet private. Por që të marrin financim, këto të fundit duhet të deklarohen pa fitim.

Vitet e qeverisjes Berisha, numri i universiteteve private është shtuar ndjeshëm. Të lidhur kryesisht me familjen Berisha, ministra të veçantë dhe këshilltarë të kryeministrit, ato janë kthyer në burime fitimi të mëdha për të ashtuquajturit pronarë.

Rektorati i Universitetit të Tiranës thotë se nuk ka asnjë vend në botë që ka një ligj të tillë.

Në përgjithësi në Ballkan është kthyer në shqetësim prania e dhjetëra universiteteve private, pa cilësi, që janë kthyer në fabrika diplomash.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›