Jozefina e thërret Çiljeten, me emrin Qiljeta
Jozefina, pasi ka realizuar me sukses gjithë detyrimet e saj Kushtetuese e programore duke hartuar dhe votuar ligje për mirqenien e popullit, për mbrojtjen e trojeve kombëtare, për bllokimin e plehratve vrasëse të importit etj, ka nisur të mendoj për gjuhën shqipe. Jozefina, si zevendëse e Saliut pa mandat statutor në KQ të PDSH, pasi realizoi me sukses te plotë futjen e Shqipërinë në BE, ka nisur sulmin kundër presidentit të Republikës, Bamir Topi, në dy fronte:
1. Për dekoratat e dhëna nga presidenti për diktatorët.
2. Në frontin e gjuhës shqipe, duke e deklaruar me mitingje, që Jozefina është gjuhë-përdoruesja më e mirë e Shqipërisë.
Për akzuën e parë, po po përmendim vetëm faktin që në borderonë që firmos Jozefina si kryetare e Kuvendit, 80% e stafit të përzgjedhur prej saj, janë ish-spiunë të sigurimit, ish-hetues të diktaturës, ish-gjyqtarë që kanë dhënë dënime politike me pushkatim e varje, ish-prokurorë që kanë dënuar e internuar edhe fëmijë, xhelatë e ish-fëmijë xhelatësh të burgjeve të diktaturës, ish-fëmijë të bllokut, ish-jetues e sigurimsa që dinë dhe nuk tegojnë eshtrat e të pushkatuarve, madje që ta dinë ish-të përndjekurit, demokratja XHOZI ka për drejtor juridik një ish-hetues, prokuror, gjyqtar e xhelat birucash e burgjesh të diktatutrës komuniste, ndërsa krye-sekretare, ka vajzën e atij që ka firmosur titullin ENVER HOXHA-HERO i POPULLIT dhe që ka propozuar, përpiluar, përzgjedhur dhe firmosur vendimet: Me varje, Me pushkatim, Me internim për mijëra viktima e famije anti-komunsite.
Për akuzën e dytë, po bëjë pyetjen dyshimin: Xhozi e ka hallin tek gjuha e Fishtës, apo tek frika e humbjes së pushtetit, që nuk do ketë më mundësi të shtoj vilat, hotelet e motelet në Shkodër, Shëngjin, Ishull-Lezhë, Sarandë, Ksamil, Velipojë, Razëm, Theth, Durrës, Vlorë, Itali, Greqi, Budva, Ohër, Pogradec etj?!
Po të jetë se Xhozi ka merak për lashtësinë e gjuhës shqipe dhe për dialektoren e Fishtës, duhet thënë, se aq shumë e respekton Fishtën, sa emrin e Fishtës Gjergj e shqipton Xherxh. Madje nuk ka respekt as për veten e saj, aq sa emrin Jozefinë e shqipton herë Zhozefinë e herë Xhozefina. Ndërsa mbiemrin e saj JOZ-ZHOZ-XHOZI e shkruan Çoba, por e shqipton Qoba. Keshilltrain e shquar të Saliut, ambjentalistin e gomave te dejgura Lufter Xhuvelin e thërret Lufter Gjuveli. Partisë Çame, i thotë Partia Qame. Analistin e Saliut e quan Frrok Qupi. Ndërsa analistin e Lulit e quan Henri Qili. kryeanalistti te “pavarur” Çlirim Peka, i thote Qlirim Peka. Xhorxh Bushit i thotë Gjorgj Bush. Ndërsa emrin e udhëheqëses së re të PD e cila mungoi tek aktiviteti i Xhozefinës për kancerin e gjirit, Xhozi nuk e quan ÇILJETA, por QILJETA…
