E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Nuk ikim nga Afganistani

Kryeministri Sali Berisha i cili perfaqesoi Shqiperine ne samitin e NATO-s ne Lisbone ka shprehur jo vetem me vote perkrahjen per konceptin e ri strategjik te Aleances koncept qe percakton reforma dhe riorganizim te strukturave ushtarake dhe civile te NATO-s.

Duke qene se Afganistani dhe perballja e Aleances me terrorizmin jane dy sfidat kryesore te NATO-s kryeministri Berisha deklaroi nga Lisbona se Shqiperia nuk do te largohet perpara kohe.

Madje mund te rrise pranine e saj duke ruajtur njekohesisht edhe nivel te njejte te buxhetit per ushtrine shqiptare.

Shqiperia nuk do te pakesoje buxhetin e saj per forcat e saj te armatosura sepse ato jane ne nje proces modernizimi te panderprere dhe kjo eshte e domosdoshme. Se dyti Shqiperia nuk terhiqet nga Afganistani. Atje eshte se bashku me Aleancen dhe do te qendroje atje persa kohe te kete nevoje. Perkundrazi Shqiperia do te shqyrtoje qe gjate diteve qe vijne te mund te rrise edhe kontributin e saj civil ne kete vend cili ka nje rendesi te jashtezakonshme per paqen stabilitetin ne bote dhe luften kunder terrorizmit theksoi Berisha.

Gjate punimeve te samitit i cilesuar si nje nga me te rendesishmit ne 20 vitet e fundit kryeministri Berisha ka zhvilluar takime me disa nga personalitet me te rendesishme boterore takime qe sic tha kryeministri mundesohen lehtesisht gjate nje samiti te ketij niveli.

Vete kryeministri vecon takimin me presidentin Barack Obama.

Pata nje bisede te shkurter shume te perzemert me presidentin Obama i cili tregoi nje interes te vecante se pari per reformat dhe arritjet e tyre ne Shqiperi se dyti per cfare ofron Shqiperia potencialet e saj energjitike ekonomike por edhe turistike sepse e njoha presidentin Obama me faktin qe Shqiperia nga nje vend qe nuk ekzistonte ne harten e turizmit boteror kete vit ka marre rreth 3.5 milione turiste dhe ai pati vleresimin me te madh tha Berisha.

Kryeministri vleresoi si shume te rendesishme edhe takimet me disa presidente dhe kryeministra europiane jo vetem se dy prej tyre kane konfirmuar ardhjen ne Tirane por se me ta ka diskutuar sic tha ceshtjen e integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian pasi tani mbetet qe vetem nentorin e ardhshem Shqiperia ka nje mundesi per te marre statusin e vendit kandidat dhe ceshte me e rendesishmja te marre nje date per hapjen e negociatave per anetaresim.

U takova me kancelaren Merkel. Diskutuam dhe po diskutojme me te problemet e integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian dhe viziten e saj te ardhshme ne Shqiperi. Me presidentin Sarkozi diskutuam per viziten e tij te ardhshme ne Shqiperi dhe presidenti mbetet i vendosur te realizoje kete vizite sikunder kancelarja. Nje bisede te shkurter pata me kryeministrin Kamerun i cili shprehu vleresimin e tij per pranine e Shqiperise ne Afganistan deklaroi Berisha.

Ne disa intervista per mediat nderkombetare kryeministri Berisha e vleresoi Ballkanin Perendimor nje ceshtje ende te pambyllur deri ne anetaresimin e plote te vendeve te rajonit ne Aleance. Persa i perket Kosoves kryeministri Berisha konsideron se NATO duhet te mbetet e pranishme atje per te inkurajuar dialogun mes Prishtines dhe Beogradit gje per te cilen Shqiperia eshte shprehur e gatshme te jape ndihmen e saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›