Bllokohet nje automjet me nafte te vjedhur

Vjedhjet e naftes duke nderhyre ne linjen e tubacioneve qe e transportojne per ne Kombinatin e Perpunimit te Thelle te Naftes ne Ballsh jane nje fenomen ne rritje gjate muajve te fundit.
Pasditen e se premtes policia ka arritur te bllokoje nje automjet i pershtatur si autobot brenda karrocerise te mbushur me nafte.
Mjeti eshte pa targa dhe eshte kapur prej policise se Mallakastres pikerisht ne castin kur ishte mbushur me nafte sasi e cila ishte vjedhur nga tubacionet e transportit te saj ne vendin e quajtur Kthesat e Viskoes buze lumit Gjanica ku dhe kalon tubacioni kryesor i naftes nga vendburimi i Marinzes ne drejtim te kombinatit te naftes ne Ballsh.
Mjeti eshte braktisur me pas prej personave ende te paidentifikuar ndersa policia ka ngritur postoblloqe ne rrugen kryesore Fier-Ballsh.
Deri ne oret e para te mengjesit te dites se shtune policia nuk ka arritur te identifikoje autoret e kesaj ngjarjeje.