E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shetiste i armatosur arrestohet nga policia

Gjate kontrollit nga policia te makines se 20-vjecarit Mario Avdia eshte gjetur nje pistolete. Kane qene efektivet e Komisariatit te Policise nr.6 te cilet kane vene nen pranga te riun. Arma te cilen ai e mbante te fshehur ne mjetin e tij i eshte gjetur pas nje kontrolli te ushtruar ne mesdite ne Unazen e Re. Sipas policise pistoleten tip Bllo Mini model 2003 me nje kreher te cilen 20-vjecari e posedonte pa leje e kane gjetur ne mjetin e tij tipAudi me targa ZAD 94950. Efektivet e policise e kane vene menjehere te riun nen arrest duke i sekuestruar edhe pistoleten ne cilesine e proves materiale. Pas shoqerimit te Avdise ne ambientet e ketij komisariati eshte bere edhe procedimi penal ku materialet hetimore i kane kaluar Prokurorise per armembajtje pa leje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›