PBKD feston ditelindjen e kryetarit te diaspores
Tirane 20 nentor NOA - Partia Ballit
Kombetar Demokrat organizoi sot nje ceremoni me rastin e ditelindjes se
kryetarit te Komitetit te Diaspores se Ballit Nihat Bakalli i cili gjate
vizites se tij te fundit ne Shqiperi i dhuroi PBKD-se arkiven e veprimtarise
50-vjecare ne mergim te Ballit Kombetar.
Bakalli i perket grupit te patrioteve qe punuan dhe sakrifikuan gjithe jeten
per demokracine dhe prosperitetin e Shqiperisem tha Artur Roshi kryetar i
PBKD.
Roshi u shpreh se PBKD eshte e vetmja parti ne Shqiperi ne radhet e se ciles
gjenden tre breza qe punuan ne kohe te ndryshme per te njejtat ide.
Historiani Uran Butka beri nje ekspoze te veprimtarise se familjes Bakalli e
cila ka kontribute te cmuara patriotike ne sherbim te vendit prej disa
brezash.
Sekretari i Pergjithshem i PBKD elo Hoxha vleresoi rendesine e arkives qe iu
dorezua PBKD nga diaspora.
Aty do te njohim nje pjese te historise sone u shpreh Hoxha.
Sipas tij ne Shqiperi pak veta e dine qe Partia e Ballit Kombetar Demokrat eshte krijuar nga Mithat Frasheri ne vitin 1945 pak veta e dine qe Mithat Frasheri e konsderoi te perfunduar misionin e organizates Balli Kombetar dhe ne nentor 1944 ne Shkoder ai shpalli perberjen e saj.
Arkiva qe na solli Nihat Bakalli - tha
Hoxha - do na ndihmojme ti zbardhim keto dhe shume te verteta te tjera.
Me kete rast u promovua dhe libri me kujtime i Nihat Bakallit Nga nje vit ne
tjetrin.
n.e/NOA