Gjykata nuk fal Delijorgjin
Redinalda Caushaj
Gjykata nuk fal dy nga te ndaluarit per tragjedine e Gerdecit, edhe pas apelimit te mases se dhene nga Gjykata e Tiranes, dy jave me pare. Mihal Delijorgji dhe Dritan Minxholli do te vazhdojne te qendrojne ne qeli deri ne perfundim te hetimeve ndaj tyre, ashtu sikurse edhe i ndaluari tjeter, drejtori i ndermarrjes shteterore MEICO, Ylli Pinari. Pronari i firmes se demontimit te fishekeve e predhave, "Alba Demil" si dhe drejtori teknik, ndryshuan mendjen per te qene prezent gjate seances se djeshme ne Gjykaten e Apelit Tirane, qe u zhvillua rreth ores 09:00. I pranishem ka qene avokati i te pandehurve, i cili kerkoi zbutje te mases, per shkak se klientet e tij nuk perbenin rrezikshmeri shoqerore dhe kane qene ne dispozicion te drejtesise qe diten e pare te ngjarjes. Pasi perfundoi seanca gjyqesore, avokati Arben Prifti kontestoi vendimin e Apelit, duke dhene edhe argumente rreth provave te prokurorise. "Ky vendim ishte i padrejte dhe nuk u moren parasysh argumentet e pales mbrojtese. Ne do ta cojme ceshtjen ne Gjykaten e Larte, menjehere sapo te zbardhet vendimi i dhene nga Apeli", tha, per gazeten "KJ", avokati. Madje, ai pretendoi ne nje interviste te botuar dje, se per kete ngjarje duhet te futet ne burg pronari i firmes amerikane "South Amunition", Patrick Henry, pasi nuk kishte marre masat e duhura si kontraktor per demontimin ne fabrike.
"Arrest me burg" deri ne perfundim te hetimeve per dosjen "Gerdeci". Ky ka qene edhe vendimi i marre dje nga ana togave te zeza te Gjykates se Shkalles se Dyte Tirane diten e djeshme. Edhe pse kishin vendosur qe te paraqiteshin ne seance gjyqesore, Delijorgji dhe Minxholli kane refuzuar qe te jene prezent ne momentet e fundit. Nderkohe qe, avokati i tyre mbrojtes i ka kerkuar gjykates caktimin e nje mase sigurie me te bute sesa ajo e vendosur nga Gjykata e Tiranes. Gjate seances, mbrojtesi i Mihal Delijorgjit dhe Dritan Minxhollit, Arben Prifti, ka sqaruar se dy klientet e tij kane qene me kontrata te rregullta. Nderkohe qe Prifti sqaroi se, "gjykata nuk duhet te aludoje per akuza te tjera ndaj klienteve te tij, njesoj sic edhe ishte bere ne vendimin e zbardhur nga ana e Gjykates se Tiranes". Argumentet e servirura kane qene se dy te pandehurit ishin ne dispozicion te prokurorise qe diten e pare te shperthimit. Avokati mesohet te kete sqaruar gjykaten se akuza nuk ka paraqitur prova bindese, por vetem demet e shkaktuara pas ngjarjes. Nga ana tjeter, mbrojtja kerkoi zbutjen e mases se sigurise per dy klientet, kjo duke marre pasur parasysh sjelljen e mire te tyre ne qelite e paraburgimit dhe faktin se ata nuk paraqesin rrezik per t'u larguar jashte vendit. Nderkohe qe prokuroria deklaroi se ne fabrike kishte te punesuar femije dhe gra, ndersa ka pasur shkelje te rregullave per lendet plasese e radioaktive.
Prokuroria kundershtoi deklaratat e avokatit mbrojtes, duke thene se, "dy te pandehurit kane punesuar femije ne fabrike, te cilet duhet te merreshin me demontimin e armeve". Duke marre parasysh edhe permasat e medha te shperthimit si dhe te pasojave, akuza i ka kerkuar gjykates caktimin e mases se sigurise "arrest me burg", mase kjo e vendosur edhe me pas nga trupi gjykues. Nderkohe qe vendimi i marre nga ana e kesaj gjykate i ka hapur rruge Gjykates se Larte, e cila do ta rishqyrtoje serish masen e sigurise pas ankimit te mbrojtjes, pas zbardhjes se vendimit te dhene dje. Mihal Delijorgji, 42 vjec, administrator i firmes "Alba Demil" dhe Dritan Minxholli, 30 vjec, drejtuesi teknik ne fabriken e demontimit Gerdec, rane ne pranga me daten 18 mars, tre dite pas tragjedise. Sipas hetimeve te deritanishme, dy personat kane qene pergjegjes ne punesimin e punetoreve ne fabrike, ku edhe rezulton se ka pasur femije, te cilet zakonisht te shtunave ndihmonin te afermit e tyre per te plotesuar normen e dites per demontimin e armeve. Mbi dy te pandehurit rendon akuza e "shkelje te rregullave mbi lendet plasese, djegese dhe radioaktive".