E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, dhunohet varri i Jorgji Kustës, ish-gazetarit të mbretit Zog

BERAT- Vjedhjet në seri të disa prej kishave ne Berat, ua kanë lënë vendin vjedhjes së varreve në oborret e kishave.

Kërkuesit e “thesareve” janë ndalur në oborrin e kishës së Shën Kollit në fshatin Paftan, kishë e cila është ndërtuar në vitin 1875, aty ku ndodhet varri i njërës prej figurave të njohura të zonës së Sinjës, funksionar në qeverine e mbretit Zog, Jorgji Kusta.

Persona të paidentifikuar kanë dëmtuar varrin, me shpresën se mos gjenin në të monedha floriri. Bashkë me këtë varr është dhunuar dhe varri i një fëmije që ndodhej pranë tij.

Të dyja varret janë dëmtuar natën, ndërkohë që autorët ende nuk jane identifikuar. Ndërkaq , nga ana e policise mesohet se po punohet për identifikimin dhe kapjen e e tyre
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›