Berisha: Nuk mund të anashkaloja takimin me Nanon

Nuk mund të anashkaloja takimin me liderin e së majtës në këtë ngjarje të madhe për vendin. Kështu ka deklaruar kryeministri Berisha për takimin me ish-kryetarin e PS-së Fatos Nano, takim ku "Ora News" transmetoi edhe foton e këtij takimi. Berisha duke e cilësuar Nanon si liderin historik të së majtës shqiptare theksoi se nuk mund të anashkalonte takimin me të pavarësisht se ku ndodhet.
Nano ka merita në të majtën shqiptare dhe askush nuk mund t'ia mohojë theksoi berisha duke shtuar se ai e shndërroi të majtën nga një parti e një njeriu të vetëm siç ishte Partia e Punës në një parti
që e zgjodhi kryetarin duke patur edhe anëtarët e tjerë dhe e anëtarësoi atë edhe në internacionalen socialiste. Gjithashtu kryeministri Berisha theksoi se në takimin me ish-liderin e PS-së Nano ka shprehur respekt për të majtën shqiptare dhe në bashkëpunimin e saj në proceset integruese të vendit.
"Takimi im me Nanon do të zhvillohej në një darkë 20-vjet pas darkës së përbashkës në Trieste" theksoi Berisha duke shtuar se me të gjitha këto që ka deklaruar ka sqaruar edhe kureshtjen e mediave.