E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Nuk mund të qortohen qytetarët pse u mashtruan nga Rama, ata do reflektojnë shumë shpejt

Sali-Berisha-në-FacebookKryeministri Sali Berisha, që në mbledhjen e fundit të qeverisë nxori të gjithë mllefin kundër qytetarëve që e rrëzuan nga pushteti, në një koment në Facebook, thotë se nuk është faji i qytetarëve që u mashtruan nga Edi Rama. Madje ai shton se qytetarët do reflektojnë shumë shpejt dhe do e ndëshkojnë Ramën.

Unë realisht nuk mendoj se mund të qortohen qytetarët që votuan për premtimet antiglobaliste të Piktorit, sepse për premtime të tilla kanë votuar edhe kombe të tjera.

Në këto zgjedhje Piktori ndoqi me përpikmëri rrugën e mikut të tij Papandreu, i cili për të fituar zgjedhjet ju tha grekeve se: paratë janë, por duhet te jemi ne ndaj dhe duhet te na votoni.

Njëlloj si ai, z. Rama ju tha shqiptarëve se shërbimi shëndetësor mund të bëhet falas pa kontribute, por ju duhet të na votoni, legalizimet mund të bëhen falas dhe firmosi në Kamzë publikisht kontratën për legalizim falas, por ju duhet të na votoni, mund të krijohen 300.000 vende, por ju duhet të na votoni, taksat mund të ulen për 95% të shqiptarëve dhe paratë e kësaj ulje të paguhen nga 5% e tyre, por ju duhet të na votoni, ju tha se do ulim çmimet për ushqimet bazë, energjinë, por ju duhet të na votoni.

Ai ju tha të përndjekurve se dëmshpërblimin e tyre do ta bënte brenda dy viteve dhe me 25 euro ditën e vuajtjes së dënimit, por ju duhet të na votoni, njerëzit besuan këtë paketë mashtrimesh.

Por gënjeshtra në kohën e sotme i ka këmbët më të shkurtra se kurrë. Kjo ndodhi në Greqi, qytetarët grekë i dhanë duart brenda dy viteve Papandreut dhe PASSOK-ut të tij, shqiptarët do ti rezervojnë të njëjtin fat, por pak më shpejt mikut të tij, Piktorit dështak dhe PASSOK-ut të tij në Shqipëri, shkruan Berisha./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›