E Diel, 1 Nëntor 2026

Dritëro Agolli pret Ramën: Ministrat e rinj janë pa mikrobe. SHQUP duhet ti kthehet ushtrisë

agolliKryeministri i zgjedhur, Edi Rama, bashkë me deputetin e LSI, të dalë nga listat e PS, Spartak Braho, dje pasdite, vetëm pak orë pas mbledhjes së kryesisë dhe grupit parlamentar të PS, kanë qenë për një vizitë në shtëpinë e patriarkut socialist dhe të letrave shqipe, Dritëro Agolli.

Takimi ka qenë larg syve të medias dhe ishte në konturet e një takimi miqësor, që përkonte pikërisht dhe me përgatitjet për fillimin e punës të mazhorancës së re të drejtuar nga Rama.

Kjo nuk ishte një vizitë zyrtare, por ishte një vizitë shoqërore, siç mund të bëhet gjithnjë mes miqsh. Dhe doemos që në këto takime njerëzit flasin dhe për probleme të ndryshme dhe bisedohet për problemet më të rëndësishme të shoqërisë sonë, të gjendjes së saj dhe të ecjes përpara. Po nuk u bë, si të thuash një bisedim zyrtar, por një bisedë mes miqsh. Unë u përqendrova në problemet që dalin para, ishte diskutim jo burokratik, skishte asgjë të shkruar. Pra, siç bëhet një vizitë zakonisht nëpër shtëpitë tona, është shprehur Agolli.

Dritëroi mësohet ti ketë thënë Edi Ramës se SHQUP i përket ushtrisë dhe duhet ti kthehet. Rama është shprehur i vendosur se do tia kthejë Forcave të Armatosura godinën simbol të ushtrisë shqiptare dhe jo thjesht si godinë.

Shkrimtari i njohur e ka përgëzuar Ramën për nismën e tij për të ruajtur gjuhën shqipe në të gjithë dokumentacionin zyrtar të institucioneve shtetërore.

Përbërja e kabinetit të ri nuk ka mbetur jashtë bisedës njëorëshe të Ramës me Dritëroin. Patriarku i socialistëve e përgëzoi Ramën për përbërjen e re të kabinetit qeveritar.

Ke bërë shumë mirë që ke vënë ministrat të rinj. Të rinjtë nuk mbartin mikrobe të së shkuarës. Nuk jam dakord me ata që thonë  se duheshin vënë njerëz me përvojë dhe eksperiencë. Ndonjëherë përvoja dhe eksperienca të lë peng të së shkuarës dhe kjo sjell probleme.

Në ato moment Dritëroi ka marrë një telefonatë nga Gramoz Ruçi: Ti Gramoz nuk hyn te të vjetrit me mikrobe, vazhdon të jesh shtyllë betoni në parti, mësohet ti ketë thënë Agolli, Ruçit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›