E Diel, 1 Nëntor 2026

Majlinda Bregu sulmon shoqërinë shqiptare: Po bëhet pragmatiste deri në shkatërrim. Sdolëm në opozitë pse bëmë gabime

majlinda-breguMinistrja e Integrimit, Majlinda Bregu, thotë se ka heshtur deri më tani për arsyet se përse ata humbën në zgjedhje.

Por në një intervistë për gazetën Mapo ajo shpërthen duke sulmuar ashpër shoqërinë shqiptare.

Ajo thotë se nuk dolën në opozitë për shkak se bënë gabime, por sepse shoqëria jonë po bëhet pragmatiste deri në shkatërrim.

Për të qenë e sinqertë, kam menduar se fjalët e deklaratat nuk ishin ato që duhet të mbivendosnin ndjesinë që patën të gjithë demokratet pas këtyre zgjedhjeve. Kam preferuar të hesht edhe sepse kisha kërshëri të kuptoja se sa i përgatitur ishte kundërshtari, për ta menaxhuar këtë fitore jo të sinqertë demokratikisht; se si e sa do të ishte besnik për të qeverisur me premtimet antiglobaliste e se kush do ti ekzekutojë këto premtime.

Nuk mendoj se shqiptarët na nxorën në opozitë sepse ne bëmë gabime, të cilat shpresojnë se do ti korrigjojë mazhoranca e re. As besoj se kanë votuar koalicionin e majtë sepse e shohin si mishërim të përkushtimit ndaj qytetarit.

Nëse ka një gjë për të cilën jam e bindur, është se votuesit nuk kanë preferuar asnjëherë të zëvendësojnë Berishën me Ramën, por u tërhoqën nga premtimet, të cilat realisht prekin xhepin e çdo qytetari, shëndetësi falas, të paguajnë taksa ata që kanë më shumë, legalizime pa tarifa, punësimi për 300 mijë vetë etj. Ne nuk premtuam ato që smund të bëhen, se ky do të ishte mashtrim. Kush ka qeverisur, e di përgjegjësinë e peshën e një premtimi, thotë Bregu.

E fundit: me keqardhje e them, por në shoqërinë tonë, një filozofi bazike, ajo e pragmatizmit, po bëhet dominante përditë e më shumë. Nuk kam ndërmend të bëj këtu analizën e këtij fenomeni për të kuptuar se sa gjerë i ka ndryshuar marrëdhëniet në shoqërinë tonë, por kam frikë se kemi kaluar cakun, aq sa pragmatizimi i pafre po sjell një forcë shkatërruese në shoqëri. Sepse pragmatizmi sështë mendim, por metodë për të ndërtuar marrëdhënie të reja. Një pjesë e mirë e votuesve shqiptarë zgjodhën këtë metode në këto zgjedhje dhe votuan jo për PS,e as për PD, por për LSI-në, si një forcë që ishte, është dhe që mund të jetë në pushtet për qëllime të vetat pragmatiste, me këdo parti të madhe që zgjedh të ketë në krah.

Duke folur për zgjedhjen e Bashës në krye të PD-së, Bregu thotë se kryetar nuk të bën zgjedhje, por mënyra se si bën opozitë.

Aspak për oportunizëm e konformizëm, e qartë me veten për avantazhet dhe disavantazhet e gjithsecilit, por dhe e bindur se kryetarin e ri të PD nuk e bën kryetar vetëm zgjedhja e anëtarësisë, por dhe vendosmëria për të bërë një opozitë të guximshme e të fortë si dhe për të rikthyer PD në pushtet sa më shpejt, e bën dhe përmbushja e shpresës dhe përballja me shqetësimin e demokratëve të vërtetë, që janë sot në opozitë./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›