E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Nuk ndalemi per zbatimin e lustracionit

Fatjona Mejdini

Kryeministri Sali Berisha, ne prag te ngritjes se Komisionit per Verifikimin e pastertise se Figurave, theksoi se mazhoranca nuk do te ndalet per te zbatuar ligjin e lustracionit, pavaresisht kritikave te shumta per te. Ne nje prononcim per mediat, kryeministri refuzoi dje te percaktonte, nese komisioni per zbatimin e ketij ligji, do te ngrihej perpara apo pas vendimit te Gjykates Kushtetuese. Por theksoi faktin, se pavaresisht kohes, ligji do te zbatohet. Ndonese e quajti procesin e lustrimit te pandalshem, kryeministri theksoi se ai do te kryet ne perputhje me rregullat e shtetit ligjor, duke nenkuptuar se ngritja e komisionit do te vinte pas vendimit te Gjykates Kushtetuese. "Te jeni te bindur ju, se per forcen politike qe une kryesoj, ndarja e Shqiperise nga krimet kunder njerezimit te kryera nga sistemi komunist, eshte nje proces i pandalshem dhe i pakthyeshem. Eshte nje proces jetik, por qe do te kryhet ne perputhje me te gjitha rregullat e shtetit ligjor", u pergjigj kreu i qeverise ne lidhje me zbatueshmerine e ligjit te lustrimit. Ne prononcimin e tij, pas vizites ne ekspoziten "Besa" ku pasqyrohej ne fotografi mikpritja shqiptare per popullin hebre, Berisha deklaroi se eshte e domosdoshme ndarja perfundimtare e shqiptareve nga komunizmi. "Shteti ligjor eshte nje kusht i ketij vendi, por gjithashtu, kusht jetik eshte edhe ndarja nga ai kapitull, te cilin nuk po hyj ta trajtoj por qe shqiptaret perjetuan koherat me te renda qe nga inkuizicioni e deri me sot", theksoi kryeministri vetem nje dite perpara se te vendoset per ngritjen e komisionit qe do te bej lustrimin. Nje tjeter fakt, i cili mund te sjell edhe shtyrjen e ngritjes se komisionit per lustrimin dhe hapjen e dosjeve, eshte edhe mosparaqitja e emrave te komisionereve nga ana e mazhorances. Nga ana tjeter, fakti qe ende maxhoranca nuk ka paraqitur emrat ne Kuvend per kete komision, tregon se mund te shqyrtohet mundesia per shtyrjen e ngritjes se tij. Dita e sotme pritet jete vendimtare ne lidhje me qendrimin e maxhorances per ngritjen e ketij komisioni. Shtyrja e ngritjes se tij, do te tregoj se maxhoranca do te pres fillimisht vendimin e Gjykates Kushtetuese dhe me pas do te vendos per ngritjen e ketij komisioni. Ky reflektim mund te vij edhe si pasoje e kritikave te shumta te nderkombetareve per nismen e lustracionit.

Instituti

Kryeministri Berisha u shpreh dje, se se shpejti do te ngrihet edhe Instituti i Memories, nje institucion ky i cili do te kete si qellim kryesor, denimin e krimeve te komunizmit. Sipas Berishes, e drejta ketij institucioni do ti vij edhe dokumentet zyrtare qe ka firmos Shqiperia.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›