PD: Politika e Rames, eshte mbrojtja e komunizmit
Partia Demokratike vazhdoi dje sulmet ndaj kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama, ne lidhje me mospranimin e partise se tij per te bashkepunuar per ligjin e lustracionit. Ne nje deklarate per mediat, zedhenesi i PD-se, Gerti Bogdani, theksoi se Rama mbrojtjen ndaj sistemit te shkuar komunist, e ka kthyer ne shtylle kryesore te politikes qe ai e propagandon si te re. "Mbrojtja e dhjetera ekzekutimeve me gjyq dhe pa gjyq, internimeve, torturimeve te dhjetera e mijera burrave, grave dhe femijeve shqiptare, ne emer te parimit barbar dhe cnjerezor te luftes se klasave, eshte shnderruar ne shtyllen kryesore te politikes se re te z. Rama, apo ndryshe Mr. Dosjes", vleresoi Bogdani politiken qe po ndiqet nga Partia Socialiste ne lidhje me kete nisme te rendesishme. Sipas tij, Rama mbron firmen e zeze te familjareve te tij te afert per ekzekutimin dhe varjen e intelektualeve te shquar te kombit shqiptar, ne vitet 46-89 dhe prandaj ndalon partine e tij, te zbatoj ligjin e lustrimit, ku parashikohet edhe hapja e dosjeve. Nga ana tjeter, zedhenesi i PD-se deklaroi se forca politike qe ai perfaqeson e ka detyrim madhor kombetar dhe nderkombetare zbatimin e ligjit te lustrimit, duke bere qe krimet barbare te komunizmit te marrin denimin e merituar.
Refuzimi
Partia Socialiste, por edhe partite e tjera te opozites refuzuan te votonin ligjin e lustrimit te paraqitur ne Kuvend nga grupi parlamentar i PD-se. Ne vazhdim, keto parti po keshtu nuk pranuan te bashkepunonin per te vene ne zbatim kete nisme.
Refuzimi
Partia Socialiste, por edhe partite e tjera te opozites refuzuan te votonin ligjin e lustrimit te paraqitur ne Kuvend nga grupi parlamentar i PD-se. Ne vazhdim, keto parti po keshtu nuk pranuan te bashkepunonin per te vene ne zbatim kete nisme.