E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vigjilje e Klan Kosova

Klan Kosova, nuk ka lidhje me pervojen dhjetevjecare te Klan-it ne Shqiperi. Ky televizion erdhi si nje nevoje qe ne e gjykuam te prezences tone edhe ne Prishtine. Me te vertete qe Klan Kosova lidhet me Klan-in ne Shqiperi, eshte nje lidhje natyrale. Por thelbi i Klan Kosoves ndryshon nga ai i televizionit Klan ne Shqiperi. Kjo per arsye se Klan Kosova eshte i Kosoves, te gjithe njerezit, kameramanet, stafi teknik, gjithcka, prezantuesit, te gjithe jane punonjes qe jetojne prej vitesh ne Kosove, pra eshte televizion i Kosoves. Programi i televizionit Klan Kosova nuk ndryshon shume nga programet e televizioneve tjera gjeneralit, pra eshte nje televizion ku do te gjenden emisionet informative, emisionet e debatit, emisionet e kultures, emisionet e sportit, filmat, serial. Pra pak a shume eshte nje televizion si te gjithe tjeret, eshte televizion qe kerkon te zere vendin e vet ne tregun e Kosoves, nje treg qe pak a shume me futjen e televizioneve une do ta konsideroja jo tashme te ndare, pra eshte nje treg mbareshqiptar, ku ka vend per te gjithe, per televizionet qe vijne nga Shqiperia, per televizione qe vijne nga rajoni, pra eshte nje treg i hapur ku secili tenton, provon, te kete pjesen e tij. Qellimi yne kryesor eshte se kjo hapesire qe ne mendojme se duhet mbushur, ta mbushim sa me mire, me sa me teper me programe cilesore, me sa me teper njerez profesioniste, per t'i dhene shikuesit ne Kosove programe dhe edicione lajmesh, emisione informative sa me te mira, sa me te argetuese, me paanshmeri dhe objektivitet. Gjithmone ky do te jete synimi yne.

***

Edicionet e lajmeve fillimisht do te jene tre edicione qendrore, do te jete edicioni 13:00, edicioni i ores 20:00 dhe edicioni i ores 22:00. Nderkohe mes tyre do te kete disa edicione flash, qe variojne nga 5 deri 15 minuta per lajmet qe ndodhin, informacionet me te fundit. Gjithashtu do te kete edhe 5 miniedicione lajmesh, qe do te jene ne kuader te emisionit te mengjesit, ky eshte nje edicion i gjate qe cdo dite nga e hena ne te shtune, emisioni "Ora 7", ku pervec temave tjera informative, argetuese, do te kete edhe lajmet me te fundit, qe do te percillen nga spikeret. Sic e shikoni ka goxha informacion, televizioni pra mbeshtet ne kolonen kryesore informacionin, emisionet informative, debatet televizive. Nuk do te jete nje televizion vetem argetues, por do te jete edhe televizion informativ. Ajo qe do te vecoja dhe ajo qe ne synojme te arrijme, eshte qe ky te jete nje televizion qe t'i clodhe dhe t'i informoje njerezit, mos te jete nje televizion luftarak, te mos jete nje televizion agresiv me kuptimin e mire te fjales, me muzike te rende, me programe te renda, me lajme te forta. Pra te jete nje televizion argetues dhe po te shikohet gjithcka, dizanji dhe dekori jane perzgjedhur pergjithesisht ngjyra te qeta, sa me qetesuese, sa me argetuese per publikun. Gjithashtu edhe informacionet qe do te percjellim do te jene ne kuader te informimit dhe jo te bombardimit te shikuesit nga lajme ndonjehere qe ekzagjerohen dhe fryhen, duke sjelle me teper shqetesim se sa informim te shikuesit.

***

Do te kete edhe programe te tjera sigurisht. Ne jemi ne fillim. Parimi im yne i punes eshte pak dhe sakte. Pak dhe cilesi e mire. Ne do te ecim hap pas hapi, pasi ne jemi televizion i ri, sepse ne jemi televizion i ri dhe sapo e kemi nisur punen. Do te ecim hap pas hapi duke konsoliduar, do te bejme pra emisione fillimisht mengjesin, lajmet, nje emision debati, nje interviste rreth 30 minuta te dites, qe do ta drejtoj vete Baton Haxhiu. Keto do te jene dhe emisione ku ne do te perqendrohemi fillimisht, pastaj pjesa tjeter e programit sigurisht do te jete program per te gjithe shikuesit, per amatoret e sportit do te kemi emisionet sportive, per amatoret e kultures do te kemi emisione te kultures, per amatoret e kinematografise do te kemi filma te mire, seriale te mira. Sigurisht do te kemi edhe programe te Klan ne Shqiperi, te cilat do t'i ritransmetojme gjate paradites, apo gjate mbremjes vone, ku ata shikues ne Kosove duan t'i ndjekin, por qe nuk kane mundesi gjate paradites, te kene mundesi ne nje kohe te dyte t'i shikojne ne Klan Kosova. Kjo eshte si fillim, pastaj me vone kemi projekte te tjera, por keto do te jene ne nje here tjeter, kur ne te kemi nisur transmetimin dhe gjerat te jene konsoliduar.

Prishtine, 15 Shkurt 2009


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›