E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qytetaret, perballe kredise se komplikuar

Sic mund te kuptohet nga thenia qe qendron prapa meje, takimin e sotem do t'ia kushtoj edukimit. Dhe ku me mire mund ta mbaja kete bisede se ne nje klase gjimnazi?! Sigurisht, tema e edukimit eshte shume e gjere, por si Guvernatori i Bankes se Shqiperise do te diskutoj sot me ju mbi edukimin dhe formimin e nje kulture ekonomiko- financiare.

I. Perse edukimi ekonomiko-financiar duhet te nise heret?

Me te drejte shume prej jush mund te gjykojne se kjo lloj dijeje perfitohet me ane te eksperiences, shkollimit dhe kalimit te viteve. Por me besoni, ne baze te studimeve edhe pas 13 vjeteve shkollimi fillor dhe te mesem, 4 vjeteve shkollimi universitar dhe 2 vjeteve shkollimi pasuniversitar, 2/3 e amerikaneve ne moshe nuk mund t'i pergjigjeshin pyetjes: "Nese sasia e mallrave qe blihet me kursimet e nje viti eshte e njejte, me e madhe apo me vogel ne kushtet kur norma e interesit te depozites se kursimeve ka qene 1 per qind dhe inflacioni vjetor 2%.

Studime kane treguar se edhe ne vende pioniere te produkteve dhe sherbimeve te sofistikuara financiare, kultura ekonomiko- financiare e popullsise le per te deshiruar. Cka tregon se edukimi ekonomiko-financiar duhet te nise qysh heret. Kjo behet vecanerisht e nevojshme ne vende si i yni, ku per dekada me radhe shteti ishte ai qe kujdesej per sigurine e te ardhurave te njerezve.

Nje edukate e mire ekonomiko- financiare, do te bente te mundur qe neser qytetaret e vendit tone te mos stepen perpara pyetjeve te thjeshta si: Si perdoret nje karte krediti? Cfare perfitimi kam nga interesi i perbere? Si te investoj me mire kursimet e mija? Perse me nevojitet nje fond pensioni? Pa prekur pastaj ceshtje me te nderlikuara makroekonomike si oferta dhe kerkesa, prodhimi i pergjithshem, ndikimi i politikes monetare ne jeten e gjithsecilit si dhe shume problematika te tjera te kesaj natyre.

A mund ta imagjinoni se sa me me efikasitet do te pertypeshin vendimet e Keshillit Mbikeqyres se BSH per ndryshimin e normes se interesit nese publiku do te ishte me i miredukuar mbi menyren se si ecin gjerat ne nje ekonomi tregu?

Sjellja konsumatore ka te beje edhe me korrigjimin e prirjeve te demshme te njerezve. Prirje qe ne shumicen e rasteve vijne si pasoje e mungeses se edukimit te duhur te njerezve ne fushen e financave. Edhe per kete arsye ne ne Banken e Shqiperise na pelqen filozofia e krijimit te nje kulture ekonomiko-financiare qysh ne moshe te re. Mendoni per nje moment sa e dobishme do te ishte ne jeten e perditshme sikur nje gjimnazist i cili njeh mire vepren e Viktor Hygose, trigonometrine dhe biologjine, te mos dije si te miradministroje parate e veta?!

II. Banka qendrore dhe edukimi ekonomiko- financiar.

Si fillim duhet te them, se angazhimi i bankes qendrore ne edukimin ekonomik dhe financiar te publikut lidhet me arritjen e objektivave baze te saj. Ne jemi te vetedijshem se nje publik i informuar, nje publik qe e kupton rolin tone ne ekonomi, do te jete shume me i afte te kuptoje dhe pranoje arsyet pas vendimeve te veshtira qe bankieret qendrore marrin here pas here. Per me teper, politika monetare ka te beje dhe me ceshtje te tilla si pritshmeria per inflacionin, e cila eshte e lidhur drejtperdrejt me konsumatoret, bizneset, tregjet dhe besimin e tyre ne vendimet e bankes qendrore. Per kete arsye, nje publik i mirinformuar, qe i kupton ceshtjet ekonomiko-financiare eshte shume i rendesishem ne zbatimin e politikave tona.

Se dyti, ka dhe nje arsye le te themi me imponuese qe e ben Banken Qendrore te angazhohet seriozisht ne krijimin e nje kulture ekonomiko-financiare. Per cdo njeri qe jeton ne nje ekonomi tregu kuptimi i koncepteve themelore ekonomike dhe marrja e vendimeve te shendosha financiare eshte me rendesi jetesore. Kjo kulture ndikon ne vendimet qe njerezit marrin si qytetare dhe nese keto vendime jane ato te duhurat ato ndihmojne ne formimin e nje rritjeje te shendetshme ekonomike.

III. Cfare do te thote te kesh nje kulture ekonomiko-financiare?

Kjo pyetje nuk ka vetem nje pergjigje. Konsumatoret do te thonin se ne duhet t'i mesojme ata te jene "konsumatore te mencur", pra t'i mesojme ata te shpenzojne ne menyre te mencur parate dhe te mos bien ne "grackat" e tregut. Ndersa, ithtaret e kultures ekonomike -financiare preferojne te perqendrohen tek e ardhmja e individeve. Pra, qe ata te marrin vendime te shendosha financiare sot te cilat do te cojne ne perdorimin e mencur te parave dhe ndertimin e mireqenies ekonomike neser. Ka disa perqasje per sa i perket edukimit ekonomiko-financiar. Nje perqasje eshte ajo e drejtperdrejta, qe meson konceptet themelore ekonomike. Nje tjeter e shikon edukimin ekonomik si bashkesi e njohurive rreth tematikave specifike. Nje teme e tille eshte perfitimi nga tregtia e lire apo nga globalizimi i tregut te punes.

Cila do te ishte perqasja me e mire? Ne ne Banken e Shqiperise nuk kemi humbur kohe per t'iu pergjigjur nje pyetjeje qe nuk ka nje pergjigje te vetme, te sakte. Sic ka thene dhe ekonomisti i madh anglez Alfred Marshall, i cili e shihte ekonomine si "studimin e sjelljes financiare te njerezve ne jeten e perditshme", ne jemi munduar qe Banken Qendrore ta afrojme me jeten e perditshme te publikut. Ashtu si Marshall, ne besojme se menyra me e mire per te patur sukses eshte te ndihmojme njerezit te kuptojne lidhjen mes ekonomise dhe jetes se perditshme. Lidhje qe ka te beje me aftesine per te marre vendime te drejta ekonomike, ndertimin e mireqenies, te kuptuarit e rreziqeve qe paraqet tregu dhe te vleresuarit e vendimeve mbi politikat qe ndikojne ne jeten e qytetareve.

Ne Banken e Shqiperise angazhimi ne kete fushe eshte serioz dhe i vazhdueshem. Fillimisht, na u deshen tre vjet qe te ndertonim programe dhe te vendosnim bashkepunime per te arritur ketu ku jemi sot. Qellimi yne ishte te zvogelonim sa me shume misterin qe rrethon Banken Qendrore, me shpresen per te rritur besimin e publikut mbi cilesine e shkelqyer operacionale dhe vendimmarrese te saj.

Banka e Shqiperise eshte e angazhuar edhe ne edukimin ekonomik me te pergjithshem te publikut. Ekzistojne faktore te tjere qe i vleresoj se e bejne te domosdoshem kete edukim ne jeten e gjithesecilit prej nesh. Shumellojshmeria dhe sofistikimi i produkteve dhe sherbimeve financiare. Institucionet e shumta financiare qe zhvillojne aktivitetin e tyre sot ne bote, jane ne nje gare te ethshme ne krijimin dhe hedhjen ne treg te produkteve e sherbimeve te shumta financiare. Mungesa e informimit dhe e njohurive te duhura rreth tyre, bejne thuajse te pamundur orientimin drejt dhe perdorimin e tyre prej konsumatoreve. Ketu mund te sjell si shembull fondet e pensioneve, te cilat ofrojne mundesi te reja per mireqenien dhe sigurine financiare.

Zhvillimet e shpejta te teknologjise. Keto e kane bere huadhenien me te perhapur. Por mungesa e njohurive rreth saj, ben te pamundur marrjen e informacionit te duhur ne kohen e duhur dhe aq me pak, lejon perdorimin e saj ne favor te lehtesimit te vendimeve financiare te jetes se secilit.

Levizjet demografike te popullsise nga zonat rurale ne ato urbane, kane bere qe shume familje te perballen me nje sistem financiar te cilin pothuajse nuk e njihnin me pare.

Historia personale e marredhenieve te secilit me financat.

Ne disa raste, eksperiencat e keqija ne te shkuaren i bejne njerezit te mos kene besim tek institucionet financiare dhe akoma me, t'i evitojne ato ne jeten e perditshme. Ky grup interesi, jo vetem qe eshte me i prirur per te marre vendime te gabuara financiare per blerjen e nje shtepie, makine, investimin ne shkollimin e femijeve, fillimin e nje biznesi, por gjithashtu eshte ne rrezik te bjere pre e paqartesive, qe jane te pranishme ne cdo ekonomi tregu.

Per ta mbyllur, eshte e qarte se bota moderne eshte nje bote e komplikuar. Ajo na perball me zgjedhje ekonomike dhe financiare komplekse, te cilat na detyrojne qe si qytetare te kemi me shume dije per keto ceshtje. Nje edukim mbi konceptet baze ekonomiko-financiare nuk do te na beje vetem me te afte per t'u perballur me tregun e punes apo per te marre vendime te shendosha financiare. Ai do te na ndihmoje edhe qe te jemi votues, taksapagues dhe konsumatore me te ndergjegjshem. Edhe per kete arsye, Banka e Shqiperise eshte shume e perfshire ne krijimin e nje kulture te mirefillte ekonomiko-financiare. Njohurite financiare jane si nje celes, jo per te hyre ne boten e te pasurve, sic mund te kujtojne disa prej jush, por per te jetuar me dinjitet ne jeten e perditshme te te gjitheve ne!

* Fjala e Guvernatorit te Bankes se Shqiperise ne takimin me mesues dhe nxenes te shkollave te mesme "Fuat Babani" ne Bilisht dhe "Raqi Qirinxhi" ne Korce


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›