E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, 30 vrasje gjatë 2011-tës

Mesa duket, numri i krimeve ka rënë ndjeshëm në Maqedoni, pasi sipas statistikave të Ministrisë së Brendshme, rreth 30 vrasje janë shënuar gjatë këti viti.

Duke i’u referuar një kohëzgjatje të caktuar kohore, nga data 1 janar e deri në dhjetor, kanë ndodhur dhjetëra incidente me armë, ku ka pasur 30 viktima.

Si rezultat i problemeve familjare, numri i vrasjeve ka shënuar akses, ku më shumë se gjysma e vrasjeve janë të regjistruara në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë.

Statistikat e MPB-së theksojnë se viti që ka shënuar më shumë vrasje ka qenë viti 2003, kur janë regjistruar mbi 75 vrasje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›